Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, ish-KomandantI i UÇK-së: Gjykata e Hagës po vendos në mënyrë të njëanshme dhe raciste (VIDEO)

Nasim Haradinaj, ish-Komandant i UÇK-së dhe zv. kryetar OVL-i UÇK-së në një lidhje në skype në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv, tha se 'Haga' po vendos në mënyrë të njëanshme dhe raciste.

"UÇK ka marrë vulën e lirisë. Unë i kam vuajtur padrejtësitë mbi shpinën time, ata patën qëllim të dominojnë e të destabilizojnë. Aktakuza është e drejtuar kundër Kosovës. Arsyetimet e tyre nuk qëndrojnë, sepse ishin Thaçi e Veseli që mbështetën krijimin e kësaj gjykate për të luftuar krimet e ndodhura në Kosovë", tha Haradinaj.

Ish-Komandanti i UCK-së shprehet se aktakuza është ende e panënshkruar duke ironizuar që ata ta  ngadalësojnë këtë proces që antishqiptarët të fitojnë kohë.

"Të thuhet se kjo qeveri është më e mira nuk e mbështes, por të thuhet që qeveria është antikushtetuese nuk e pranoj. Qeveria është Kushtetuese", thotë Haradinaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI