Thirrjes së deputetes Elisa Spiropali për të ndryshuar sistemin iu përgjigj deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila i tha se më në fund ka zbritur me këmbë në tokë dhe e ka kuptuar se duhet luftuar korrupsioni dhe ata që abuzojnë me pushtetin.
Deputetja socialiste pyeti opozitarët nëse kanë guxim të çlirohen nga Bajlozi, referuar Sali Berishës.
Jorida Tabaku: Spiropali ka zbritur më në fund me këmbë në tokë. Më në fund po kërkoni që duhet të luftojmë korrupsionin, të heqim ata që abuzojnë me pushtetin, i bashkohem betejës suaj duke qenë se më në fund e kuptuar që kush është e keqja e këtij vendi. Ato ligjet me porosi që i ke futur në kalendar kur ke qenë kryetare kuvendi. Dil dhe kandido dhe i hapim listat, por të biem akord të gjithë që e keqja e këtij vendi është PS. I bashkohemi betejës suaj se më në fund e kemi kuptuar që ky kuvend nuk i bashkon qytetarët.
Elisa Spiropali: Nuk janë ligjet problemi, nuk janë mënyra se si ne interpretojmë sistemin. Por mungesa e guximit civil politik, integriteti për të qëndruar atëherë kur mendon se gjërat duhet të ndryshojnë, jo se je në opozitë dhe duhet patjetër të nxish kundërshtarin. Por sepse ke guximin të bësh analizën e shtëpisë ku je. Ne analizën nuk duhet ta nisim nga kundërshtari por nga vetja, po ju pyes, e ka guximin Berisha ta ndërrojë sistemin elektoral që e mban atë në krye të një partie që e ka frikë dhe asgjë tjetër. kanë guximin të çlirohen nga bajlozi. Shqipëria e ka bërë kryeministër, president. A ka ai guximin të thotë koha ime ka mbaruar dhe s’ka nevojë për heronj por për njerëz normal. E ke apo se ke guximin flamur, e ke guximin të kuptosh kur koha ka ndryshuar
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD bllokon foltoren, nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Territorialen! Rama në seancë, PS kalon direkt në votim









