Aktakuza për komplot në zgjedhjet e SHBA në 2020-ën, caktohet data! Ja kur do të mbahet gjyqi për Donald Trump

Aktakuza për komplot në zgjedhjet e SHBA në 2020-ën, caktohet data! Ja kur do të mbahet gjyqi për Donald Trump

Donald Trump

Gjyqi i ish-presidentit amerikan Donald Trump për akuzat për komplot dhe përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 do të mbahet më 4 mars të 2024-s. Gjyqi do të zhvillohet tetë muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës në SHBA.

Ish-presidenti aktualisht është favorit për të fituar nominimin republikan për t’u përballur me presidentin aktual Joe Biden.

Trump u akuzua në fillim të këtij muaji në një padi me katër pika për mashtrim për të zhbërë humbjen e tij ndaj demokratit Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE