Aktakuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Selimi: Hetimet e Hagës të padrejta dhe etnike! Askush s'mund të fajësojë UÇK për krimet e pasluftës

Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar Vetëvendosje, tha se askush nuk ka pse të pastrojë luftën e Kosovës dhe të UÇK-së pasi ajo ishte e drejtë dhe nuk ka nevojë për gjykata ndërkombëtare e vendore të pastrojë emrin e saj. Hetimet nga Gjykata Speciale e Hagës, Selimi e konsideron si një gjykatë etnike dhe të padrejtë që heton vetëm një territor dhe vetëm një etnicitet, atë shqiptar.

I ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' , Selimi, ish luftëtar i UÇK-së, tha se Vetëvendosja ishte kundër në 2015 ku u ngrit Gjykata Speciale pasi do të krijoheshin padrejtësi dhe kjo po vihet re sot. Ngritja e saj për Selimin ishte një investim dhe kërkesë që vetë Hashim Thaçi në atë kohë i rezistoi fortë deri sa mbin 2/3 e parlamentit ta votonte.

"Që  nga themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë e pritshme kjo gjë. Vetëvendosja e kundërshtoi dhe sot kemi të njëjtin qëndrimit dhe kundërshtimi ynë nuk është kundërshtim ndaj drejtësie por ndaj padrejtësisë. Në atë kohë vetë Thaçi ishte sponsorizuar për ta bërë këtë gjykatë speciale në emër për të pastruar luftën e UÇK-së. Ne edhe sot themi se UÇK është aq e pastër sa nuk ka nevojë të pastrohet as nga gjykata ndërkombëtare dhe as nga ato vendore. Situata sot është rrjedhojë e asaj që Kuvendi i Kosovës bëri në 2015", tha Selimi.

Selimi shprehet se Kosova nuk kishte nevojë për një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar krimet e luftës dhe çdo lloj krimi tjetër, por vendi duhet të kishte një drejtësi të brendshme, pasi nga drejtësia jashtë do të lindnin vetëm padrejtësi. 

"Mendoj se krijimi i gjykatës do të ishte i shmangshëm nëse do të kishim një drejtësi të brendshme, pasi mungesa e saj ka sjellë vetëm padrejtësi nga jashtë. Kosova duhej të krijonte institucionet e saj që të hetonte krimet e luftës pa dallime etnike. Divizionet e padrejta të Hagës përveçse trajtojnë një territor të përcaktuar, trajton një etni të caktuar që i bie që është një gjykatë etnike. Nuk do të doja të shihja askënd atje", tha Selimi.

Në lidhje me zhvillimin e krimeve të UÇK pas luftës siç thuhet në disa raport si ai i Dick Marty, Selimi tha se që prej 12 qershorit 1999 UÇK nuk ka qene aktive pasi vendi mbrohej nga KFOR dhe UMNIKU, dhe në shtator të 1999 UÇK ka qenë inekzistente, prandaj askush nuk mund të jetë fajtore UÇK për krimet e pasluftës.

"Pas luftës UÇK ka qenë inekzistente. Që nga 12 qershori përgjegjës për sigurinë kanë qenë forcat e NATO-s, KFOR dhe më pas UMNIK. UÇK nuk ka qenë aktive që nga 12 qershorit 1999. Çfarëdo që kanë ndodhur më pas ishte përgjegjësi e KFOR dhe UMNIK. Askush nuk mund të bëjë përgjegjës UÇK për çdo krim pas 12 qershorit 199 dhe pas shtatori nuk ka ekzistuar më", tha Selimi.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 14/07/2020 22:49

    Po gjate "luftes" keni leshu bashke me Thaqin "rezoluta" kend e vrat e kend e shpallet tradhetare etj, gjithashtu menjehere pas luftes morret pjes bashke ne Qeverin e Perkohshme - nuk keni lene send pa bere ( prej hajnise e uzurpineve deri te vrasjet) - e pas lufte per 20 vite e akuzuat njeri tjetri per gjitha krimet e mundshme - E TASH KA ARDHE KOHA TE NGULFATENI NE FEKALET E JUAJA - ne te tjeret ju deshirojme apetit te forte.

    Përgjigju
  • Mala: 14/07/2020 10:19

    Vazhdimisht, sic thot populli, "vend e pa vend" ke akuzuar Thacin,ti e di pse?!!Por,kur sipas gjitha gjasave jeni edhe vet ne ate vorbulle.Tash "dallendyshe,ktheja ndryshe"!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë

Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë