-
Hartoi raportin me pretendime për trafik organesh nga UÇK-ja, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty
Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty. Lajmi u konfirmua edhe Partia Radikale e qendrës së djathtë.
28 Dhjetor 2023, 15:38 -
Klotilda Ferhati: Herët a vonë, drejtësia do të triumfojë!
Shqipëria ka marrë mbështetjen e shumë anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke mbledhur nënshkrimet e nevojshme në një mocion për të nisur hartimin e një raporti vijues e mandej një rezolute të re që duhet të pranojë të vërtetën: se pretendimet për trafik organesh njerëzore në Kosovë e Shqipëri janë të pavërteta, të pathemelta e të paprovuara dhe duhet të njihen si të tilla nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.
5 Prill 2023, 13:42 -
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka financiuar me mijëra euro një film-dokumentar i cili është publikuar në Radiotelevizionin e Serbisë. Aty flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
30 Mars 2023, 14:14 -
Dalin përgjimet, si u përgatit komploti për të vrarë Dick Marty-in për të fajësuar shqiptarët: Të duket sikur e bëri Thaçi, s'del më nga burgu! Kush e organizoi
Dick Marty është kërcënuar me vdekje për më shumë se dy vjet dhe ka jetuar nën mbrojtjen e policisë. Në një dokumentar të publikuar në një emision televiziv zviceranin tregohen detaje për lajmin që tashmë ka disa muaj që qarkullon, për mundësinë e një atentati për eliminimin e raportuesit për Këshillin e Evropës, që ngriti akuza monstruoze ndaj komandantëve të Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës.
10 Shkurt 2023, 11:59 -
Balla: Shqiptarët presin shpjegime pse Aleanca e rublave Berisha-Meta kanë votuar pro Dick Marty
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport famëkeq, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini dhe rublat ruse
30 Tetor 2022, 20:30 -
Balla: Maqedonia e Veriut të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e Rezolutës së Dick Marty-t
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Partisë “Aleanca për Shqiptarët, njëkojësisht edhe Kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari
25 Tetor 2022, 17:32 -
Minxhozi: Që 'Dick Marty' të mos arshivohet edhe një herë tjetër si 11 vitet e fundit
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka dërguar një letër homologëve të saj kryeparlamentarë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në lidhje me sensibilizimin ndaj raportit të vitit 2011 të Dick Marty. Ditë më parë kryeministri Rama mbajti një fjalim në Asamblenë Parlamentare të KE në Strasburg, i cili krijoi valë të forta reagimi brenda dhe jashtë botës shqiptare.
24 Tetor 2022, 17:07 -
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it, Nikolla letër kryeparlamentarëve të vendeve anëtarë të KiE-së: Korrigjoni gabimin ndaj kombit tonë
Nikolla kërkon mbështetjen e tyre, të anëtarëve të parlamenteve si edhe të delegacioneve përkatëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.
24 Tetor 2022, 11:04 -
Policia e Zvicrës takohet me atë serbe dhe shkëmbejnë informata për rastin e kërcënimit të Dick Marty-t
Nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se tashmë ka pasur shkëmbime dhe takime në mes të Policisë Federale Zvicerane dhe autoriteteve policore të Serbisë për rastin e kërcënimit ndaj ish-senatorit zviceran Dick Marty.
18 Tetor 2022, 17:01 -
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it për UÇK-në/ Rama letër 46 shteteve anëtarë të KiE: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh mbi kombin tonë
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër kryetarëve të shteteve e të qeverisë të të gjitha vendeve anëtarë të Këshillit të Europës, për atë që thotë kreu i qeverisë, heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës
18 Tetor 2022, 08:51 -
Fjala e Ramës në KiE, Rithemelimi: Turpëroi Shqipërinë, foli si Fidel Kastro e Gadafi! Dëmtoi edhe Kosovën
Rithemelimi e ka cilësuar si turp fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin Europës kundër Raportit të Dick Martyt që hedh akuza për UÇK-n, ndërsa thekson se ai fjalim dëmtoi edhe Kosovën
13 Tetor 2022, 14:25 -
Pas kritikave, përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur! E neveritshme që edhe në këtë rast opozita e ‘Non Gratave’ kundërvihet
Kryeministri Edi Rama reagon pasi disa përfaqësues të Kie refuzuan që të merrnin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg. Një përgjigje e ka pasur edhe për opozitën.
13 Tetor 2022, 11:00 -
Rama nga Strasburgu: E vërteta e Kosovës nuk mund të fshihet, KiE të vërë në vend nderin e vet se tonin s’e luan as topi
Kryeministri Rama e konsideron normale reagimin e disa prej anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas fjalimit të tij ku kërkoi anulimin e raportit të Dick Marty. Në një prononcim për mediat shqiptare të pranishme në Strasburg Rama tha se e vërteta e Kosovës nuk mund të humbë.
12 Tetor 2022, 17:53 -
Rama në KiE: Raporti i Dick Marty, 'Fake news' më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri! Zhbëjeni tani, për Evropën, për drejtësinë (VIDEO)
Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.
12 Tetor 2022, 07:32 -
Akuzat e rënda ndaj UÇK, Rama i drejtohet nesër në 15:30 Këshillit të Evropës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty
E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg. Rreth orës 15:30 nesër Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për afro një orë me një fjalim ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
11 Tetor 2022, 12:40 -
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor
Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim, ashtu siç kishte paralajmëroi, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
13 Shtator 2022, 12:47 -
“Personi që paralajmëroi vrasjen e Dick Martyt, është nga Kosova, ka punuar në Shërbimet Informative Jugosllave”
Programi i RTS Mise au point ka zbuluar personin që në fund të vitit 2020 paralajmëroi Zyrën Federale të Policisë (FedPol) se individë të caktuar radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, kishin plane për të vrarë Dick Marty. RTS raporton se ai është një 50-vjeçar i lindur në Kosovë, i cili kishte punuar për Shërbimet Informative Jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë.
15 Gusht 2022, 14:51 -
Shqipëria 'notë verbale' KiE, Rama publikon dokumentin: Nuk meriton rezolutë mbështetëse raporti i Dick Marty! Të shpallen të pavërteta akuzat
Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të KiE të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentin dhe thotë se raporti famëkeq i Dick Marty nuk mund të gëzojë rezolutën mbështetëse, ndaj kërkon drejtësi për këtë çështje.
13 Gusht 2022, 13:10 -
Shqipëria kërkon drejtësi, ‘notë verbale’ Këshillit të Evropës, i çon Rezolutën e 21 korrikut: Raporti i Dick Marty për krime nga UÇK i pabazë, të bëhet raport i ri
Ashtu siç ishte angazhuar dhe pas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të dënuar në Këshillin e Evropës raportin e Dick Marty, i cili shpalos pretendimet e pabaza për tregtinë e e organeve në Kosovë dhe Shqipëri dhe krimeve të tjera gjatë luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
12 Gusht 2022, 10:56