Akti i ekspertimit, zbardhen shifrat
2.2 milione euro dëm nga ilaçet

Akti i ekspertimit, zbardhen shifrat<br />2.2 milione euro dëm nga ilaçet
TIRANE- Katër ditë nga arrestimi i 13 personave mes tyre dhe Nadir Çaushollit, bosit të kompanisë së medikamenteve “Omega Pharma”, Prokuroria e Tiranës ka administruar në dosje aktin e ekspertimin për vlerën e dëmit financiar të shkaktuar buxhetit të shtetit, nga skema e rimbulsimit. Në bazë të këtij akti ekspertimi, të cilin gazeta “Shqiptarja.com” e disponon është arritur në konkluzionin se nga skema e dyshuar mashtruese, me subjekt qendror “Omega Pharma” dhe bashkëpunues drejtuesit e disa farmacive në Tiranë, vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit për periudhën Janar 2013- Tetor 2015 arrin në vlerën e rreth 2.2 milionë euro.

Kjo shifër është për skemën e dyshuar mashtruese vetëm për dy lloje ilaçesh (insulinë dhe ketosteril), pasi në hetim është edhe përfshirja në rimbursim në mënyrë të paligjshme e disa llojeve të tjera barnash. Gjithmonë sipas kësaj ekspertize, rezulton se “Omega Pharma” ka shpërndarë receta të fallsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke tërhequr në total shumën e sipërcituar për dy llojet e ilaçeve.

Në vijim të hetimit pritet të saktësohet se si kjo shumë e përfituar në mënyrë të paligjshme (2.2 milionë euro) është ndarë ndërmjet “Omega Pharma” dhe farmacive të përfshira në këtë procedim penal. Për këtë pjesë, prokurorisë së Tiranës do t’i duhet të kryejë një tjetër akt-ekspertimi kontabël.

Shifrat e raportit

Raporti i ekspertizës dorëzuar prokurorisë së Tiranës, përbëhet vetëm nga shifra dhe tabela ku evidentohen hyrjet-daljet e mallit, vlera e TVSH dhe shuma vlera totale e parave që kanë fituar KESH “Omega Pharma”. Sipas një tabele rezulton që për vitin 2013 kjo kompani ka fituar para kesh për dy medikamentet si “Insulina Total” dhe “Ketosteril” me mbi 974 milion lekë të vjetra. Këto shifra kanë ardhur duke u ngritur akoma dhe më tepër në vitin 2004 ku për dy medikamentet e mësipërme, sipas ekspertizës kompania “Omega Pharma” ka fituar mbi 128 milion lekë të reja.

Këto shifra janë prgjysmuar në vitin 2015 ku shuma e parave të fituara ka kapur shifrën prej mbi 57 milion lekë të reja. Ndërkohë sipas raportit që ekspertët kanë dorëzuar në prokurorinë e Tiranës rezulton se për tre vitet së bashku kompani e biznesmenit Nadir Çausholli ka arkëtuar KESH mbi 284 milion lekë të reja. E përkthyer në euro kjo shifër.kap vlerën prej 2.2 milion euro.

SHIFRAT E NXJERA NGA RAPORTI I EKSPERTIMIT

Nga hyri ilaçi "Ketosteril“

Nga hetimi ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive. Nga kqyrja e hyrjeve të këtyre farmacive vihet re se një pjesë e madhe e furnizimeve ose të gjitha furnizimet janë bërë nga depoja “Omega Pharma Group”. Gjithashtu, nga hetimi mbi këtë procedim ka rezultuar se medikamenti mjekësor „Ketosteril“ është një medikament për të cilin të drejtën e importit e ka depoja farmaceutike „R... F“.

Ky medikament jepet për diagnozën “insuficencë kronike renale“. Nga kqyrja e të dhënave të deklaruara nga disa farmaci që operojnë në tregun e Tiranës, vihet re se këto farmaci kanë deklaruar fletë-hyrje të barit „Ketosteril“ me furnitor „Omega Farma Group“ për periudhën qershor 2013 maj 2015.Gjatë kësaj periudhe rezulton e provuar se „R... F...“ nuk ka bërë shitje të ketosterilit tek „Omega Pharma Group“ dhe se ky sybjekt nuk ka pasur blerje të këtij produkti.
 
Nadir Çausholli
 
Në këtë skemë është implikuar direkt një nga bosët e depove farmaceutike siç është shtetasi Nadir Çausholli,i cili rezulton të jetë pronari i kompaninisë “Omega Pharma Grup” dhe që tashmë kundër tij është ngritur akuza e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Mashtrimit”.
 
Faturat falso
Nga kqyrja e faturave tatimore të sekuestruara pranë “Omega Pharma Group” vihet re se në këto fatura janë identifikuar disa fatura “kesh” me shitje minus. Në këto fatura bëhet fjalë për medikamente të ndryshme si dhe “Ketosteril” dhe “Insulina”.
 
Çausholli: Po goditem nga konkurenca kam 40 për qind të tregut farmaceutik 
 
Bosi i kompanisë “Omega Pharma” Nadir Çausholli ka kërkuar në gjykatë lirimin nga qelia, kjo pasi sipas tij gjithçka është bërë për shkak të konkurencës në biznesin e mediakmenteve dhe jo të ligjshmërisë. Sipas Çaushollit po goditet një biznes që zotron 40 për qind të tregut duke shitur 200 deri 300 mijë kuti medikamentesh në ditë.”…Unë nuk i fshihem drejtësisë pasi nuk jam arrestuar por vetdorëzuar dhe hetimet e prokurorisë apo dëmi i pretenduar është 1 për përqind e xhiros së kompanisë që unë drejtoj…”- u shpreh Çausholli.

Pavarësisht këtyre pretendimeve pronari i “Omega Pharma Group”, Nadir Çausholli do të qëndroj në burg deri në përfundim të hetimeve për skandalin me recetat fiktive të rimbursimit me insulinat dhe ilaçin e veshkave ketosteril. Të njëjtën masë sigurie gjykata caktoi dhe për Tasim Toçin i cili sipas prokurorisë rezulton se i përkrahur nga ish-drejtuesit e fondit për degën e Tiranës ka nënshkruar në emër të fondit si drejtues i sektorit të informatikës dosjet e rimbursimit, pa e pasur një kompetencë të tillë.

Për farmacistët Vangjelica Qerushi, Marjela Përnoci dhe Erind Hajdarin, Valbona Kraja, Violeta Bejko, Ela Malaj, detyrim paraqitje dhe arrest në shtëpi për Arbi Thereskën, Arjola Piperaj, Ornela Plepi e Arbër Teqja.Prokuroria paraqiti para Gjykatës fakte të reja përfshirë dhe akte-ekspertimi për dëmin ekonomik, ku sipas akuzës deri në këto momente përllogaritet në 2.2 milion euro.

Po ashtu sqaroi prokurorja hetimi janë shtrirë dhe në ilaçet që përdoren për mjekimin e sëmundejve kancerogjene dhe pompat të cilat përdoren për sëmundjet azmatike. Këto verifikime sipas akuzës po bëhen mbi faramcitë të cilat kanë patur vlera të lartë të rimbursimit, të cilat sipas akuzës në një muaj kanë variuar nga 10-25 milion lekë të reja.
 
Prokurorja: U abuzua me 14 lloje Insulina


 Prokurorja Daniela Sulaj renditi një sërë faktesh në Gjykatë, ku sipas saj auditi i bëra nga dega e fondit për Tiranën ka nxjerr në pah se farmacitë e proceduara të gjitha medikamentet e rimbursueshme përfshi 14 llojet e insulinave dhe ketosterilin i kishin blerë tek 'Omega Pharma'. Kjo skemë sipas hetimeve funksiononte prej dy vitesh, nga Janar 2013 deri në Maj 2015 kohë në të cilën kanë nisur dhe hetimet pas zbulimit të skandalit të parë me rimbursimin ku u arrestuan 8 persona.
 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 05 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari