Akti normativ për çmimet/ Alibeaj në Komisionin e Ligjeve: Si jua ka shpjeguar 'ministresha' urgjencën? Bushka ndërpret mbledhjen: Flisni marrina! Ngriheni si në pyll

Një akt normativ është miratuar nga Këshilli i Ministrave për kushtet e nevojës së emergjencës dhe shkon në ndihmë të bizneseve që sigurojnë mallra me shumicë. Qëllimi është për përmbajtjen e rezervave në cdo situatë të paparashikueshme dhe shteti po ndërhyn me garanci në kuadër të huamarrjes së bizneseve nga bankat.

Në Komisionin e Ligjeve u diskutua për "Akti normativ nr.9 datë 11.5.2022 “ Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg". Këtë akt e ka kundërshtuar opozita në Komisionin e Ligjeve, megjithatë arriti të miratohej dhe do të kalojë në Kuvend për votim.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, Enkelejd Alibeaj ngriti disa pyetje ndërsa pati një diskutim të shkurtër me Klotilda Bushkën pasi iu referua Ministres së Ekonomisë si "ministresha". Pati edhe debat mes Alibeajt e Bushkës, e cila e cilësoi si përfaqësues të zhurmës dhe i tha 'flisni marrina' ndërsa sapo u miratua akti normativ vendosi që ta ndërpresë mbledhjen për 3 minuta.

Alibeaj: Do të doja të dija, si jua ka shpjeguar ministresha juve urgjencën në këtë rast.

Bushka: Çfarë është kjo ministresha? Ruajmë etikës, ministri thuhet.

Alibeaj: Ministri i them edhe pse është i gjinisë femër? Minstri si jua ka shpeguar juve që të na thoni neve këtu urgjencën. Cila ka qenë pengesa për të miratuar një akt, por cila ka qenë nevoja ose pengesa që të mos e miratonte qeveria dhe ta sillte në parlament. Cili ka qenë nguti? Se shoh që është miratuar 11.05.2022 dhe ju paraqiteni 20 ditë më pas, kohë e mjaftueshme dhe për të miratuar një ligj qoftë edhe me procedurë të përshpejtuar. Pse keni zgjedhur juve që të ecni me akte normative?

Më pas Alibeaj pyeti se sa absurd është të bëhet akti normativ pa mbaruar konsultimin. Pyetja e fundit ishte për kriterin e biznesit që ndihmohet financiarisht nga qeveria duke hedhur aludime se mund të përdoren kritere politike.

"Pyetja tjetër me kushtin e dytë. A nuk ju duket absurd që në një anë thoni që po bëni projektligj dhe ndërkohë pa mbaruar konsultimin, keni mbaruar punën me aktin normativ. A mund të jepni një sqarim a është ose jo absurd. Përsa kohë thoni që ka nisur konsultimi, do të thotë që e keni pasur në mendje një projektligj dhe i keni rënë shkurt me aktin normativ.

Sa janë nga këta sipërmarrësit që tregtojnë produkte ushqimore bazë. Sa janë nga këta që kanë kërkuar të marrin kredi? Ka një listë për këtë? Dhe cilat janë pengesat që kanë hasur që ju po i vini në krah, mirë është, qeveria dfuhet të ndihmojë biznesin por a ka një statistikë. Mbi bazë të cilave kritere përzgjidhni biznesin për ta ndihmuar financiarisht? Mos ndoshta përdorni kritere politike", tha Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Tensione te 'Ligjet'/ Bushka debat me Alibeajn, ndërpret mbledhjen për 3 minuta: Jeni përfaqësues i zhurmës! Ngriheni sikur jeni në pyll

 

Në Komisionin e Ligjeve kishte debat dhe tensione mes Enkelejd Alibeajt dhe Klotilda Bushkës, e cila vendosi të bëjë 3 minuta pushim pasi u miratua akti normativ për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”. 

Debat

Pandeli Majko: Janë rritur cmimet dhe uroj që të vini sa më shpejt në pushtet e t'ja dilni mbanë kësaj situate.

Enkelejd Alibeaj: E keni kuptuar tamam, është akt normativ, ka 2 vjet e pak që kanë nisur konsultimin, se kanë mbaruar, u gjet tani në moment që të miratohet. Ka një arsye tjetër sic duket. Ta shohësh në pamje të parë duket sikur qeveria do të ndihmojë biznesin në vështirësi. Në fakt më rezultoi që asnjë nga bizneset nuk është në vështirësi. Po, qeveria duhet të ndihmojë biznesin. Por qeveria ekziston për të ndihmuar publikun, njerëzit, konsumatorin. Pra edhe ky mjet duhet të kishte synim final ndihmën ndaj konsumatorit duke ulur cmimet. Nuk kanë para njerëzit. Cmimet që kanë shkuar në qiell. Si mund të ndihmohen konsumatorët? Njëra mënyrë është duke ndihmuar biznesin. Mallra në treg ka. Po ule taksat dhe tatimet. Papërgjegjshmëria ka filluar me kohë dhe vijon me këtë akt.

Klotilda Bushka: Ka të bëjë me një politikë që nëse cmimet do të rriten më shumë, të paktën për 3 muaj, të ruajmë cmimin më të ulët të mundshëm dhe bizneset të futen në marrëdhënie blerje. Bizneset mund të mos i kenë të gjithë likujditetet vetë dhe do të kërkojnë në banka. E dini dhe hidhni kot hamendësime. Thojini të vërtetat. Cfarë taksash të ulim më shumë? Ne i kemi zero, pse nuk ju pëlqen juve fakti që një pjesë e mirë e cmimeve të shportës janë në nivel të caktuar.

Ndërhyn Alibeaj me tone të larta.

Klotilda Bushka: Lërini retorikat politike se i kanë vlerësuar qytetarët kur ju kanë lënë në cep në opozitë dhe ne në mazhorancë. E keni qejf zhurmën, jeni përfaqësues të zhurmës, shtrembëroni të vërtetën por qytetarët ju njohin mirë kush jeni. Kjo qeveri do vazhdojë të mbështesë shtresat në nevojë, do jetë e përgjegjshme para qytetarëve. S’ka sqarim vote. E keni si penalitet për sjelljen e pahijshme që bëni. Kur ju flisni, ju dëgjojnë kolegët me respekt, thoni pafund marrina, askush nuk ju dëgjon. Kur flasim ne ju ngriheni në kor sikur jeni në pyll këtu. Nuk keni të drejtë fjalë se kjo pikë mbaroi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU