Arrestimi i disa aktivistëve të Shoqërisë Civile gjatë protestës te parku i liqenit, bëri që protesta të zhvendosej përpara ambienteve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet. Prej 4 orësh dhjetëra aktivistë po qëndrojnë përpara ambienteve të policisë, për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar.
Mjaft prej tyre kishin edhe lëndime në trup të marra gjatë përleshjes, por kjo nuk i demotivoi protestuesit që të vijonin rezistencën e tyre përpara komisariatit të policisë.
Njësoj si te liqeni, edhe përpara komisariatit protestuesit udhëhiqeshin nga aktivistët e shoqërisë civile Elian Tanini dhe Ervin Goci, të cilët deklaruan se s’do largohen nga aty pa lirimin e të gjithë protestuesve.
Për disa orë ata bllokuan edhe rrugën përpara komisariatit.
Krahas incidentit te liqeni, përplasje mes protestuesve pati edhe përpara komisariatit, për shkak se aktivistët identifikuan mes tyre anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët më pas i larguan.
Mes protestuesve ra në sy edhe ish i përndjekuri politik, Fatmir Hoxha, i cili njësoj si anëtarët e FRPD, u largua nga protestuesit.
Edhe Altin Goxhaj tentoi sërish të bëhej pjesë e protestës, këtë herë përpara komisariatit, por sërish u refuzua nga aktivistët.
Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com