Me banderolën ‘Mos u ngopshi!’ disa qytetarë protestuan sot para Kuvendit për të kundërshtuar rritjen e pagës së deputetëve, projektligj i cili pritet të miratohet sot në Kuvend.
Kryetari i kësaj lëvizje Arlind Qori tha në fjalën e tij se rroga e një deputeti do të rritet sa 39 pensione minimale në vend.
‘Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz halabakë. Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash i kemi sot pronarë të mëdhenj. Pushtetin ia kanë marrë popullit. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Ky është skandal i padëgjuar ndonjëherë në asnjë lloj vendi. Paga bazë e deputetit në Itali është 5 mijë euro. Ata që na qeverisin nuk duan që t’ja dinë për popullin. Kur shkon puna për paratë ata janë bashkë.’- u shpreh Arlind Qori.
Protesta nuk kaloi edhe pa incidente ndërmjet aktivistëve dhe deputetëve, kryesisht atyre të mazhorancës. Gjatë protestës aty pranë ka kaluar edhe ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili është ‘sulmuar’ nga protestuesit me ‘tufa parash’ false. ‘Hajdut, hajdut’ dëgjohen të thonë protestuesit. Ish-ministri u kthye duke thënë se ‘Pagat në 2025 rriten me 100%!’.
Të martën, në Komisionin e Ekonomisë miratoi projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.8%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14809
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026-ën! Blendi Klosi depoziton projektligjin në kuvend
30 Dhjetor 2024, 15:23
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor 2024, 14:52
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor 2024, 11:21
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor 2024, 20:20
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve
18 Dhjetor 2024, 13:49
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor 2024, 21:06
-
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
10 Dhjetor 2024, 13:48
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor 2024, 16:22
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor 2024, 08:49
Mu kujtua Murrizi kur beri namin qe i mbajten rrogen atehere kur u dhuruan e u mbajten rrogat per arsye humanitare nga nje pjese e mire e nepunesve te larte te shtetit.Tani u kuptua pse u propozua te hiqej bonusi per bebet e emigranteve.Duhet te rrisim rrogat e /bebeve te kuvendit/! Keshtu e ka kjo pune,shterngohe rripin ketu e leshoje diku tjeter.
PërgjigjuKy qorri sipas parashikimeve, mbas zgjedhjeve lokale dhe pas kesaj proteste te sotshme,pas dy vjetesh me shume mundesi do te jete deputet.Pra me kete aksion shton mundesine te jete ne parlament dhe fap do perfitoje direkt rrogen qe u miratua sot!!E bukur e....?
PërgjigjuNese deputetin e zgjedh populli dhe jo kryetari i partise me anen e listet , e meriton ta kete rrogen e larte . Eshte skandaloze qe te kete rroge te larte nje deputet qe ka mare 500 vota por e ka fituar ate karike me allishverishe duke e fututkryetari i partise ne majen e listes. Ligji per rritjen e Pages se deputetit duhet te hyje ne fuqi mbasi te ndryshohet ligji per zgjedhjen e deputetit. Deputeti duhet te zgjidhet direkt nga populli dhe jo ne baze te listet qe ka bere kryetari i partise
PërgjigjuEsht skandaloze per pun rroge te depozitave,me lek favoresh dhe manovrash te tjera sinqerisht ajo rroga as i hyn ne kalem fare,mos u ngopshi
Përgjigju