TIRANE - Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1, pas një protestë pa leje që AK zhvilloi këtë të premte para Bashkisë së Tiranës. Bashkë me të, u shoqërua edhe nënkryetari i Aleancës Kuq e Zi, Flavio Qarri, të cilët patën përleshje me policinë gjatë tentativës për tu futur në bashki e për të zënë derën me dërrasa.

spahiu shoqerohet nga policia

Pasi eshte marre ne pyetje, Spahiu eshte lene i lire rreth mesdites, ku mbajti nje pononcim te gjate per mediat, deri diku me tone kercenuese ndaj kryebashkiakut te Tiranes Erion Veliaj.

"Me urdhër të lalit, njishit të Tiranës, të bukrit socialistit Erion Veliaj u vendos ndalimi i disa drejtuesve të AK, por sigurisht që nuk ka polici t'i bindet urdhrave të një kryebashkiaku karagjoz i cili sot bbëri gabimin e jetës. Vërtetë tentuat të na prangosni por harroni shprehjen popullore: Në ato maja rripa-rripa një herë ma hipe, herë ta hipa. Radha jote mbaroi, pranvera shqiptare do të afrojë me një kryengritje masive në rebelimin e të gjithë shqiptarëve, sot gabuat rëndë pas do të keni pas Kreshnik Spahiun gjithë jetën. Ti jo njish i Tiranës, po njish i burgjeve shqiptarë ke për tu bërë shumë shpejt. Se do të të përkedhelin të gjithë në qelitë të burgjeve. Këtë Tiranë nuk e pushtoi as Duçja as Hitleri po Edi dhe Eri. Askush nuk e di në mbrëmje por ngrihet çdo mëngjes me një kryengritje civile, kini kujdes kur shkoni në zyrë, mos guxoni të ecni rrugëve të Tiranës, në kafe, qytetarët do ju marrin para me vezë me domate. I gjithë populli do të bashkohet. Dita e gjykimit do të afrojë për ty. Në kazan plehrash do ju fusë publiku se ju nuk meritoni më shumë", tha Spahiu.

I pyetur nëse kishte marrë leje në polici për protestën e zhvilluar, Spahiu tha: Lejen ja ka dhënë kushtetuta çdo qytetari të dalë çdo ditë të protestojë me mjete paqësore.  
Në fakt, çdo protestë duhet të ketë leje nga policia, e cila merr masa për mbarëvajtjen e saj.



Me pankarta ne duar ku shkruhej “ Aktiviste të AK kërkojnë dorëheqjen e Veliajt për pushtimin e pronave publike” simpatizantë të kësaj force politike u tubuan mëngjesin e sotëm para bashkisë.

Protesta degjeneroi në përplasje mes aktivistëve dhe forcave të policisë pasi protestuesit kërkuan të hynin me forcë në ambientet e brendshme të bashkisë, por u penguan nga policia bashkiake. Aktivistët ndër të tjera kërkuan të mbyllin derën e bashkisë me dërrasa.

protesta te bashkia spahiu
 
Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se shoqërimi i tyre është bërë "lidhur me protestën e paligjshme si dhe veprimet e kundraligjshme të kryera nga ana e tyre gjatë protestës"