Një përfaqësi e aktivistëve të cilët janë kundër ndërtimit të parkut të lodrave për fëmijë në liqenin artificial, kanë zhvilluar sot një takim me Presidentin e vendit Bujar Nishani të cilit i kanë kërkuar që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të ndjekë kalvarin e gjyqit të nisur ndaj kësaj çështje, ndërkohë që kanë shtuar se do të shkojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Anëtarët e grupimit qytetar ftuan Kreun e Shtetit për të vizituar nga afër vendin ku po zhvillohet projekti ndërtimor në një kohë të përshtatshme.
Menjëherë pas takimit, përfaqësuesit e pranishëm në këtë takim kanë thënë se Presidenti Nishani iu ka premtuar mbështetje ndaj kauzës së tyre.
“Arsyeja pse erdhëm është se ne nuk kemi gjetur mbështetje nga institucionet e tjera pas një rrugëtimi shumë të gjatë. Sepse figura e Presidentit është figura më e lartë dhe morëm garanci nga ai që ta ndjekë këtë kauzë. E kemi ftuar që të vijë e të shikojë vendin tek Parku. KLD do ta ndjekë këtë çështje dhe nëse është e nevojshme do shkojmë në Gjykatën Kushtetuese. Krimi mjedisor është bërë, e shohin qytetarët. Njerëzit që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi një më një. Çështja është se për Kushtetuesen ky nuk ka qenë një skenar, por shkuarja në rrugë adsministrative është filluar dhe ne do ta ndjekim”, kanë thënë ata.
Nga ana e tij, kKreu i shtetit ka theksuar se “kjo kauzë dhe të gjithë elementët që kanë dalë prej saj duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallime”.
Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij ndaj mungesës së reagimeve të institucioneve shtetërore por edhe shoqërisë civile, për të marrë përsipër secila palë detyrat e angazhimet përkatëse në raste të tilla.
Nishani u kërkoi përfaqësuesve të qytetarëve të angazhuar në këtë kauzë për të vijuar dhe shprehur lirshëm mendimin e tyre në mbrojtje të çështjeve të mjedisit, por edhe për ligjshmërinë e të gjithë procesit të ndjekur për projektin ndërtimor në brendësi të parkut të Liqenit në Tiranë.
Nga ana e tyre, pjesëtarët e grupit gjatë bashkëbisedimit shprehën indinjatën për mungesën e përgjigjeve nga shumë institucione shtetërore ndaj interesimit të tyre, si dhe falënderuan Presidentin e Republikës për mundësinë e krijuar për bashkëbisedimin dhe dëgjimin e detajeve të çdo shqetësimi të hasur në më shumë se tre javë protesta.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO