"SHIK-u e di, shteti i Izraelit e di, se mes nesh dje, apo ditë të tjera, ka grupe të infiltruara që heqin perden e priftit apo të hoxhës apo të imamit dhe bashkohen atje me megafona. Ne në ditët në vazhdim do i dalim me fytyra dhe emra që t’i demaskojmë. Ne i dimë kush janë grupet greke që operojnë në Shqipëri kundër Shqipërisë, ne i dimë grupet serbe që operojnë në Shqipëri që paguhen direkt nga Beogradi, që sponsorizohen nga grupet ekstremiste serbe pranë Vuçiçit të lidhur me Ramoviçin, ne i dimë edhe linjat fetare nga Turqia që mundohen t’i japin narrativë fetare protestës.  Të gjithë këta nuk do arrijnë ta zhbëjnë këtë vullnet sado të lodhen, sepse ky është vullnet i popullit shqiptar, i Zotit, dhe gjithë këta po nuk u arrestuan nga anti-terrori dhe SHIK-u, ta jap besën që do kapen në shkelma nga këta q137ndrestarët që i shikoni, ne do i nxjerrim me fytyra dhe do i kapim para. Ne nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për dhunimin as të flamurit Izraelit, Serbisë, Greqisë,  Turqisë, Iranit, Arabisë, flamuri i askujt nuk duhet prekur.

Duke parë praninë e madhe të njerëzve, dhe ata që u ndaluan dje në autostradë, për llogari të dikujt, mbi 200 mijë shqiptarë që morën pjesë. Ramoviçi duke kontaktuar me Vuçiç se si i kanë shtypur protestat në Serbi, ka kërkuar ndihmën e Vuçiç, që ai i dërgon këta grupe ekstremiste, apo Greqia dhe shtete të tjera që tentojnë ta zhbëjnë këtë vullnet. Kjo është narrativë totalisht e Ramoviçit dhe qeverisë së tij. Pasi na akuzuan me lloj-lloj agjenturash nuk ia dolën, tani po përdorin vetë grupet e tyre ekstremiste të sponsorizuara nga armiqtë tanë shekullorë. Ka plot grupe që sponsorizohen nga shtetet tona armiqësore me pretendime territoriale, por i ftoj të gjithë shqiptarët të mos bien pre, nuk është dhuna zgjidhja e duhur", tha Kola.


Lajmi kryesor:

Protesta para Kryeministrisë, moment tensioni mes organizatorëve! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi!


P.J/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22

    Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?