Një nga organizatorët e protestës së Zvërnecit, Arben Kola, tha se ka grupe të infiltruara që përpiqen të minojnë lëvizjen. Ai përmend ato greke e iraniane, duke rënë dakord me fjalët e kryeministrit Rama. 

"Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve. 

Ai u shpreh edhe për incidentin e një nate më parë me përdhosjen e flamurit izraelit duke thënë se distancohen prej kësaj.

Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë", tha Kola.


Lajmi kryesor:

Protesta para Kryeministrisë, moment tensioni mes organizatorëve! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi!