AZERBAJXHAN-
Isa Sahmarli
Isa Sahmarli, 20 vjeç, aktivist për të drejtat e LGBT-së nga Azerbajxhani vari veten dje me një flamur me ngjyrat e ylberit.

Isa ishte president i grupit LGBT “Azad”. Ai u gjet nga miqtë e tij në zyrën ku punonte.

Përpara se të kryente vetvrasje Isa ndau me miqtë e tij një status në Facebook:

 Isa Sahmarli
(Në foto: 29 vjeçari, Isa Sahmarli)

“Unë po iki. Ky vend, kjo botë nuk është për mua… Po iki që të bëhem i lumtur… Thuajini mamit që e dua shumë. Ju të gjithë jeni përgjegjës për vdekjen time. Kjo botë nuk është aq e fortë sa të mbajë ngjyrat e mia. Lamtumirë!”

Në një intervistë, ai ishte shprehur se ëndrra më e madhe që kishte ishte të shikonte në rrugët e Bakut një çift gej që ecin lirisht dhe pa frikë. Komuniteti LGBT-së në të gjithë botën është shokuar nga ky lajm.