Aktivisti më i vendosur i shoqërisë
civile Eliani fiton çmim nga Bashkia

Aktivisti më i vendosur i shoqërisë<br />civile Eliani fiton çmim nga Bashkia
Elian Tanini i identifikuar si një nga aktivistët më të vendosur të shoqërisë civile kundër ndërtimit të  Këndit të Lodrave në Parkun e Liqenit është nderuar nga Bashkia e kryeqyteti me çmimin "Raketa"  në një konkurs për skulpturat dekorative do të vendosen në parqe dhe ambientet e tjera publike të qytetit. 

Në protestat e shumta që u organizuan ai shfaqet në një foto që përleshet me policinë e bashkisë. Në prononcimet e shumta që ka bërë në media ai denonconte betonizimin e parkut dhe ishte pro gjelbërimit.

Në një njoftim të bashkisë e cila përmbylli konkursin e artistëve të rinj, duke shpallur 4 idetë e para fituese të skulpturave dekorative që do të vendosen në parqe dhe ambientet e tjera publike të qytetit. Njëri prej fituesve është pikërisht Tanini me veprën “Raketa.
 
Elian Tanini, Titulli i veprës “Raketa”
 
Raketë, origam ose avion që imiton aeroplanët prej letre, të cilët i bëjnë fëmijët në lojërat e tyre, si një vepër kulti që i kushtohet lojës së fëmijës bashkë me të dhe memories së qytetit. Do të jetë 11 metër i gjatë, rreth 2.5 m i gjerë, sa gjatësia reale e një avioni “Mig” që dikur gjendej shpesh në ish fushën e aviacionit. Ky avion letre që mban mbi shpinë pjesëza letërsie për fëmijë nga kartonët e asaj kohe, personazhe fëmijësh etj.

raketa elian tanini

raketa elian tanini

tanini

raketa elian tanini

raketa elian tanini
Elian Tanini në protestat kundër ndërtimit të parkut të fëmijëve te liqeni

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool