Aktivisti Edison Lika gjatë fjalës së tij në protestë është shprehur se protestuesit kanë marrë kërcënime të shpeshta për pjesëmarrjen e tyre në tubime.

Gjatë fjalës së tij, Lika tha se ndaj shumë protestuesve janë hapur hetime. Ai shtoi se shumë avokatë po i ndihmojnë protestuesit që janë nën hetim, pa asnjë përfitim monetar.

“Në fakt si këto kërcënimet që morën studentët, që janë bërë modë këto kohë, që marrin me numra privatë njerëzit për të mos marrë pjesë në protestë, ka sa të duash. Madje edhe Policia ka hapur hetime penale ndaj aktivistëve që kanë marrë pjesë në protestë. I them edhe atij studentit që këto kërcënime nuk bëhen nga ambasadat, por nga njerëz që duan të na frikësojnë. Dua t’ju them se mes nesh ka edhe avokatë që kanë ndjekur falas çështjet e protestuesve këmba këmbës. Dhe kur themi avokat, nuk e kemi fjalën për Avokatin e Popullit, sepse ai është avokat i Ramës dhe Berishës”, tha aktivisti Edison Lika.


Lajmi kryesor:

Protesta para kryeministrisë, përsëriten kërkesat e paraqitura nga Goxhaj! Tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! (VIDEO)