Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në qendër të kryeqytetit.

Arrestimi u konfirmua nga Policia e Qytetit të Londrës, sipas të cilës 22-vjeçarja u ndalua për shfaqjen e një pankarte në mbështetje të organizatës së ndaluar 'Palestine Action', në shkelje të Seksionit 13 të Aktit të Terrorizmit të vitit 2000.

Sipas mediave të huaja, protesta u organizua në solidaritet me tetë anëtarë të Palestine Action, të cilët ndodhen në paraburgim dhe janë në grevë urie prej më shumë se 50 ditësh, në shenjë proteste kundër gjyqit dhe kushteve të burgimit.

“Unë mbështes të burgosurit e 'Palestine Action'. Unë kundërshtoj gjenocidin', shkruhej në pankardën që mbante Thunberg.

Thunberg, u bë e njohur pasi organizoi protesta për klimën para parlamentit suedez në vitin 2018.