Aktivitetet e kulturës: Çelet nesër në COD ekspozita “Liri” e Ilir Paços! Restaurohen “Mësonjëtorja” dhe “Les Fauves”, ‘festë’ në Pallatin e Brigadave

Piktori Ali Oseku, një prej emrave më të mirë të artit bashkëkohor, ka çelur në galerinë ‘Harabel’ ekspozitën  "E gjithë drita që nuk mund të shohim", që pret vizitorët  deri në 9 dhjetor.

Me mesazhe për ndikimin e njeriut tek mjedisi, artistja Joana Dhiamandi fton vizitorët në “Darkën e parë”, ku rikrijon natyrën me shishet e ricikluara të qelqit. Ekspozita qëndron e hapur në Parking Art Gallery deri në 15 shtator.

Çelet nesër në orën 19.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Liri” nga  gazetari dhe artisti Ilir Paço dhe kurim të Albana Kozelit.

Mbrëmjen e nesërme, në orën 19.00 në Pallatin e Bragadave, mbahet një event për përfundimin e restaurimit të filmave “Mësonjëtorja” të Muharrem Fejzos dhe “Les Fauves” nga Stefan Taçi.

Ëorkshope, fotografi që promovojnë Shqipërinë dhe ekspozitë me 100 imazhe. Festivali i Fotografisë në Tiranë, mban nesër në orën 17.00 ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit në Amfiteatrin e Liqenit. 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 11/09/2023 13:03

    ky ithtari i kacifas...hej pike e zeze !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja