Birjam me qumësht e oriz

Përbërësit:

  • 2 qepë mesatare
  • 1 gotë oriz
  • 1 gotë ujë
  • 2 vezë
  • 3 lugë gjelle djathë i thërrmuar
  • 1 gotë qumësht
  • 2 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja:

Kaurdisni qepën e grirë hollë me gjalpin derisa të zverdhet. Shtoni orizin dhe vazhdoni ta kaurdisni pak. Hidhni ujin dhe ziejeni derisa orizi të mos jetë zier plotësisht (ta lërë pak kokërr). Përzieni veçmas vezët me djathin e thërrmuar dhe qumështin. Hidhni përzierjen mbi orizin dhe kalojeni në një tavë të lyer me gjalpë. Sipër spërkateni me copëza gjalpi dhe piqeni në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë.