Aktivitetet e kulturës: Në tetor rikthehet Ermonela Jaho, Opera hap aplikimet për 4 ditë ‘masterclass’ falas! Nesër tek 'Eksperimentali' premiera 'Zot' e Woody Allen

Në kuadër të edicionit të 10-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Kokofest” mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë shfaqja “Tatuazhi i trëndafilit” me autor Tennessee Williams dhe regji të Zana Hoxhës.

Ermonela Jaho rikthehet në Tiranë për një tjetër masterklas nga data 2 deri në 5 tetor. Thirrja e Teatrit të Operas për aplikime në trajnimin falas të Akademisë Teatrale do të qëndrojë e hapur deri në 25 shtator për të rinjtë nga mosha 18 deri në 30 vjeç.

Vijon të shfaqet sot në orën 20.00 në teatrin veror pranë Liqenit Artificial në Tiranë komedia “Një dasmë e hatashme” me autor Robin Haëdon dhe regji të Kiço Londos.

Si një notë proteste ndaj verbërisë që reflekton shoqëria jonë për fenomene si dhuna, shtypja e margjinalizimi, shfaqja “Qorri” me regji të Gerti Palalit mbahet sot në orën 19.00 pranë rrugës “G’juhadol” në Shkodër.

Mbahet nesër në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqja premierë “Zot” me autor Ëoody Allen e regji të Flobensa Bezat.

Projekti “Muz” i artistes Suida Dushi, zhvendoset nesër në orën 20.00 në Sarajet e Toptanasve, në Tiranë. Performanca që synon promovimin e artit bashkëkohor vizual, shoqërohet me muzikë nga DJ Geri Guda.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Aksident te rrethrrotullimi që të çon në Nartë, makina përplaset me bordurat anësore, 2 të plagosur (FOTO)

Vlorë/ Aksident te rrethrrotullimi që të çon në Nartë, makina përplaset me bordurat anësore, 2 të plagosur (FOTO)