Aktivitetet e kulturës sot e nesër: Shfaqjet e teatrove në Tiranë e rrethe! Java e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta

Shfaqja “Ëndrra ime, Rina” me autor Pëllumb Kullën e regji të Spiro Dunit, vijon të mbahet sot në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar.

Pret vizitorët sot e nesër në galerinë “Fab” ekspozita me punime të studentëve të atelierit “Multimedia” të Universitetit të Arteve, nën udhëheqjen e artistit dhe pedagogut Vladimir Myrtezai.

Festivali i Kitarës nën udhëheqjen artistike të artistit Denis Bizhga ndal sot në orën 19.30 në sallën “Tonin Harapi” të  Liceut Artistik me duon austriake “Pavlova Bohm”.

Një grup i ri artistësh, me përfaqësues Dario Harunin dhe Anton Bellon performojnë në zhandrin e komedisë dhe ndërveprojnë me publikun nesër në orën 18.00 tek instalacioni “Reja”.

Me suksesin e 10 mijë spektatorëve në 60 shfaqje, rikthehet nga nesër në orën 20.00 në “ArTurbina” stand-up komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar”, me regji, skenografi e interpretim të Artan Imamit, shoqëruar nga Gentian Zenelaj e Indrit Çobani.

Shfaqja “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Williams e regji të Nastazja Domaradzka-s mbahet nesër në orën 20.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Komedia “Nuk paguajmë, nuk na e mban xhepi” me autor Dario Fo e regji të Anila Ballas mbahet nesër në orën 19.00 në teatrin “Bylis” në Fier.

Në kuadër të Javës Kulturore të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta mbahet të dielën në orën 19.30 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse një mbrëmje kulturore me muzikë, film e poezi.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën