Aktivitetet e kulturës sot: Fëmijët ukrainas sjellin vallet e vendit të tyre në parkun ‘Rinia’! Studentë e pedagogë të Tekstil & Modë ekspozitë në Petrelë!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Promovohet sot në orën 19.00 në  shtëpinë botuese “Berk” libri “Nata”, ku autori Bilge Karasu sjell përmes alegorisë represionin e diktaturës ushtarake.

2. Fëmijët ukrainas me Ansamblin Koreografik Model "Hustyanoçka" dhe Ansambli Koreografik model i fëmijëve "Unaza Magjike" - do të prezantojnë sot në orën 18.00 në Parkun “Rinia” kulturën e valleve popullore ukrainase në Shqipëri.

3. Prezantohet sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave “Korposi i etikuar i shqipes”, projekt i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike, i hartuar nga studiuesi Besim Kabashi.

4. Në kuadër të Javëve Kulturore, “Net të kinemasë spanjolle” shfaq sot në orën 21.00 tek “Reja” në Tiranë filmin dramë komedi të nominuar me disa çmime prestigjiose “Kampionët” me regji të Javier Fesser.

5.Vijon e hapur deri në 9 korrik në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Si ta shlyej diellin” e artistit Dennis Buck.

6.Pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Arteve nga atelieri i Tekstil dhe Modë prezantojnë sot në orën 19.30 në “Gur gur Gallery” në Petrelë vepra të tyre në mediue të ndryshme.

7.Vijon sot në orën 20.30 në teatrin “Migjeni” në Shkodër mbrëmja finale e  edicionit të ’61 të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

8.Çelet nga sot në orën 19.30 në Galerinë e Bregdetit në Radhimë të Vlorës ekspozita “Ne e duam shkencën”, si dialog mes artit e shkencës, i kuruar nga Ludovico Pratesi dhe Marco Bassan.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie