'Ciceron'/ Aktivitetet e kulturës sot: Filmi i parë artistik i xhiruar në Shqipëri, sot premiera në Tiranë! Në COD spanjolli Vilas! Nis maratona e Travel Fest Albania

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Mbahet sot në orën 19.00 në Amfiteatrin e Tiranës ceremonia e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Fotografisë Travel Fest Albania. Për 5 ditë radhazi në Tiranë, Durrës e Gjirokastër do të shfaqen 112 filma.

2.            Mbrëmjen e sotme në orën 19.30 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse kërcimtarja Patricia Guerrero mban spektaklin e kërcimit flamenko “Proceso eterno”.

3.            Prezantohet sot në orën 11.00 në Qendrën për Hapje dhe dialog në kryeministri libri “Ordesa” me praninë e autorit, shkrimtarit spanjoll Manuel Vilas.

4.            Shfaqet premierë në Shqipëri në orën 19.00 në Qendrën e Artit Agimi, filmi i parë artistik i xhiruar në territorin tonë “Il cavaliere di Kruja” me regji të Carlo Campogalliani-t.

5.            Mbahet sot në orën 10.00 në Akademinë e Shkencave një tryezë shkencore me temë “Skënder Drini, individualitet i spikatur në letërsinë shqipe”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje