Aktivitetet e kulturës sot: Gazmend Kapllani në Shtëpinë e Evropës në Tiranë! Tek Liqeni ‘Dasma e hatashme’ e Kiço Londos! 61 peizazhe nga Vangjo Vasili

Instituti Italian i Kulturës mban sot në orën 18.00 në ambientet e Shtëpisë së Evropës në Tiranë në një takim letrar me shkrimtarin Gazmend Kapllani. E shoqëron në dialog studiuesi Fabio Roçhi.

Nga sot në orën 20.00 për tri net radhazi në teatrin veror pranë Liqenit Artificial në Tiranë mbahet komedia “Një dasmë e hatashme” me autor Robin Haëdon dhe regji të Kiço Londos.

Ekspozita “Drejt dritës” me 61 peizazhe dhe kompozime të piktorit pogradecar Vangjo Vasili, të realizuara përgjatë katër dekadave pret vizitorët deri në 10 shtator në galerinë “Fab” në Tiranë.

Mbahet sot dhe nesër duke nisur nga ora 9.00, Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbërishte me temë “Mbijetesa e arbërishtes në shekullin e XXI”, pranë rrugës Muhamet Gjollesha në Tiranë.

Vijon të mbahet deri në 9 shtator në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë me 8 shfaqje të përzgjedhura. Këtë mbrëmje në orën 19.00 vihet në skenë shfaqja “Allo Allo” e autorëve Jeremy Lloyd dhe David Croft, dhe me regji të Ilir Bokshit.

Një bletërritës dhe një kozmologe, si ndryshojnë ndër vite zgjedhjet dhe fjalët e tyre. Historia vjen me shfaqjen 'Yjësit' me autor Nick Payne dhe regji të Kriks Dumos në teatrin Petro Marko në Vlorë, sot në orën 19.00.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli