Ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” me 8 vepra të piktorit Edi Hila dhe nën kujdesin kuratorial të Zef Pacit, pret vizitorët deri në 10 gusht në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Shfaqet nga sot në orën 20.00 për tri net radhazi në qendrën e artit “Agimi” filmi “Xhepat” nga Robert Bresson.
Vijon e hapur edhe sot në Kalanë e Tiranës ekspozita me kostume tradicionale malazeze nga ora 20.00 deri në orën 22.00.
Tek Bunkeri në Tiranë mbahet sot në orën 19.00 takimi me temë “Muzika shqiptare në vinil: Një trashëgimi tjetërsoj”, me të ftuar etnomuzikologen Mikaela Minga.
Pret vizitorët në galerinë “Fab” ekspozita “Qeramika Atelie” me punime të studentëve të talentuar të Fakultetit të Arteve dhe e kuruar nga Blerina Pagria dhe Ergys Krisiko.
Mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Zini Sako” në Gjirokastër komedia “Krim në hotel” me autorë Sam Bobrick & Ron Clark dhe regji të Aleksandër Kondit.
Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë ndal sot në orën 19.00 në Pedonalen e qytetit të Kavajës dhe mban shfaqjen me kukulla “Tri derrkucët” me regji të Shegushe Bebetit.
Mbahet sot në orën 19.30 në sheshin “Liria” në Durrës Festivali i Muzikës dhe Valleve “Mos harro traditën” me pjesëmarrjen e ansambleve vendase dhe të huaja.
Baleti kontemporan “Humus: me koreografi të Julind Dervishit dhe trupën e baletit të Operës zhvendoset sot në orën 20.00 në sheshin “Wilson” në Shëngjin.