Aktivitetet e verës që do
ju bëjnë të ndiheni më mirë

Aktivitetet e verës që do<br />ju bëjnë të ndiheni më mirë
Jemi zyrtarisht në pikun e verës dhe kjo nënkupton që kemi plot kohë të lirë të cilën mund t’a mbushni me aktivitete nga më të ndryshmet, të përshtatshme për këtë sezon.
Një website i dedikuar lumturisë, ndihmon njerëzit për të ndërtuar aftësitë e tyre për lumturi nëpërmjet aktiviteteve dhe lojërave të mbështetura dhe nga shkenca. Këto janë disa nga aktivitetet e sygjeruara prej tyre:

Shumica e personave preferojnë të shikojnë televizor në mbrëmje, ndaj ajo çfarë do shikoni këtë verë do t’ju bëjë të lumtur.

Kater mënyrat për të maksimizuar lumturinë ndërsa shikoni televizor:

Shikoni dhe reklamat, pasi studimet kanë rezultuar se shikimi i televizorit është më i këndshëm. Arsyeja shkencore është se sa më shumë që kalon koha aq më tepër humbasim interesin, dhe ndërprerjet publicitare na shkëpusin nga ky proces duke mbajtur lart nivelin e kënaqësisë.

Zgjidhni të shikoni komedi, pasi buzëqeshja ndihmon për shëndetin e zemrës suaj; rrit qarkullimin dhe presionin e gjakut duke ju bërë të ndiheni shumë më mirë.

Shikoni episodin tuaj të preferuar (si “Friends”), pasi kërkuesit kanë zbuluar se nëse nuk ndiheni në humor kjo mund t’ju bëjë të ndiheni më të motivuar.

Mos e tejkalo shikimin e videove online, pasi kjo lidhet me vetminë dhe depresionin.

Doni t’a lini të pushojë ekranin e televizorit? Atëherë lexoni një libër!

Kërkuesit tregojnë se leximi i letërsisë fiksionale në veçanti rrit kapacitetin e njerëzve për të qenë më të ndjeshëm.    

ARGËTOHUNI JASHTË

Mjaftojnë të paktën 20 minuta të kaluara në natyrë për t’u ndjerë më të gjallë (kjo ndjesi rritet më tej në bazë të aktivitetit që kryeni).
Koha e verës ju favorizon akoma më shumë: të qëndruarit jashtë në një kohë të ngrohtë dhe me diell ju përmison gjendjen shpirtërore, kujtesën dhe kreativitetin.
Këtë sezon kaloni më shumë nga koha juaj duke parë dallgët e detit ose barin që rritet. Do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë, kreativë dhe optimistë.

 FTONI NJË MIK

Ndarja dhe përjetimi i eksperiencës me persona të tjerë i bën njerëzit të ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre. Ju mund të pini një pije në mbrëmje, të shkoni për ngjitje në mal, të bëni një piknik bashkë me fëmijët apo dhe të shihni me dylbi. (Për të patur një eksperiencë sa më të këndshme diskutoni mbi aktivitetet paraprakisht).

Fokusohuni në eksperiencat

Keni mbledhur disa para nga kursimet tuaja? Studiuesit kanë zbuluar që ju do ndiheni më të lumtur nëse i shpenzoni ato para për për krijuar kujtime të bukura nga eksperiencat që realizoni, ndaj në vend që të blini një send të ri , blini më mirë dy bileta për të parë një shfaqje.
   
BËHUNI SPORTISTË TË MIRË


Studimet kanë treguar se konsiderimi i vetes si fans i sporteve ka tendencë për të patur një vetëvlerësim më të madh, nivel më të ulët depresioni dhe më pak stres se personat që nuk janë tifozë.

A e dinit?  Fansat e skuadrave lokale janë përgjithësisht më të lumtur se fansat e skuadrave jo-lokale.
   
Basketbolli rënditet si sporti kryesor që ndiqet dhe luhet gjatë periudhës së verës, pas futbollit që mban vendin e parë.
   
Ndërkohë femrat kanë më tepër kënaqësi të shohin përmbledhje sportesh në një event, si Lojërat Olimpike, në vend që të ndjekin skuadrat përgjatë sezoneve të gjata.


 KONCERTET MUZIKORE

muzika është një urëkalimi drejt lumturisë
     
90% e njerëzve ndjejnë rrënqethje në shpinë ndërsa dëgjojnë muzikë.

32 milion njerëz marrin pjesë të paktën në një festival muzikor çdo vit (në SHBA).

Fansat udhëtojnë deri në një mesatare prej 903 miljesh për të shkuar në një festival.

3 mënyra për të përdorur muzikën në përmisimin e gjendjes shpirtërore:

Dëgjoni muzikë pozitiveDo të përmisojë gjendjen tuaj sidomos nëse e vini me synimin për t’u ndjerë mirë.

KëndoniSa më pak profesionale të jeni, aq më shumë do t’a shijoni

Kërceni!Ka të dhëna që lufton stresin.

vere

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)