Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. BALETI “LOLA” RIKTHEHET NË SKENËN E TKOB PAS 25 VITESH

“Lola”, një balet për dashurinë, tradhtinë dhe hakmarrjen, rikthehet pas 25 vitesh në skenën e TKOBAP-së. Në sfondin e luftës së popullit spanjoll kundër pushtimit francez, shpaloset historia e Lolës, një vajzë e bukur, e fortë dhe e përfshirë në vorbullën e ndjenjave dhe sakrificës. Shfaqja do të vijë më 6,7 dhe 8 mars në orën 19:00.

2. “DREJTËSI NË NUREMBERG”, PREMIERË NË TEATRIN KOMBËTAR

“Drejtësi në Nuremberg” është shfaqja me regji nga Arben Kumbaro, që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar sot në orën 20:00. Interpretojnë aktorët Myzafer Zifla, Alfred Trebicka, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja,  Viktor Zhusti,  Elia Zaharia etj.

3. NJË MBRËMJE PËR KULTURËN, GJUHËN DHE LETËRSINË ITALIANE

“Serata Italiana” do të mbahet sot në orën 18:30 në Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Gjatë mbrëmjes do të flitet për Italinë, kulturën dhe gjuhën italiane, për shkrimtarët italianë, ndërsa mbrëmja do të përmbyllet me një quiz argëtues.

4. “SLEEPING WITH A TIGER”, FILMI PËR MARIA LASSNIG TE “ZETA"

Filmi “Sleeping with a tiger” për piktoren austriake Maria Lassnig do të shfaqet te “Zeta Contemporary Art Center” në Tiranë, nesër në orën 18:00.

5. “GRATË PËRMES ARTIT” NË NJË EKSPOZITË TE “HARKU I TRIUMFIT”

Ekspozita “Gratë përmes artit” (Women through art) do të vijë te Galeria “Harku i Triumfit” në Tiranë nesër në orën 18:00.

6. “FEMFEST ’26”: REZISTO NË TË KUQE, FESTIVALI NË TIRANË

Një festival që bashkon artin, poezinë dhe teatrin në një hapësirë reflektimi, force dhe solidariteti, “FemFest ’26” do të vijë gjatë katër ditëve, duke filluar që sot. Motoja këtë vit është “Resist in Red – Rezisto në të Kuqe”. Festivali do të hapet sonte në orën 19:00 në “Tulla Culture Center” në Tiranë.

7. EKSPOZITË NË DITËN E GRAVE NË QENDRËN E MV-SË NË TIRANË

Ekspozita “In Reverence of a Bengali Daughter” do të hapet te “Qendra e Informacionit kulturor e Maqedonisë së Veriut” në Tiranë, nesër në orën 19:00 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.

8. “EKRANI I ARTIT” VJEN NË EDICIONIN E NËNTË TË QENDRA “TULLA”

Festivali “Ekrani i Artit” – Ekrani Off-Screen vjen në edicionin e tij të nëntë te “Tulla Culture” në Tiranë. Ai do të çelet nesër në orën 19:00 dhe në sesionin e parë do të prezantojë një përzgjedhje filmash nga instituti austriak “Ars Electronica”.

9. KËNGËTARI GREK HARRY VARTHAKOURIS, KONCERT NË TIRANË

Këngëtari grek Harry Varthakouris, djali i këngëtarit Yiannis Parios, vjen për herë të parë në një koncert live në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, nesër në orën 19:30.