Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “CAVALLERIA RUSTICANA & GIANNI SCHICCHI” NË SKENËN E TKOB-IT
Dy kryevepra të operës botërore bashkohen për 4 net rresht në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke filluar prej sot në orën 20:00. Nga pasioni i zjarrtë dhe drama e thellë e operës “Cavalleria Rusticana” të Mascagni-t, tek ironia e mprehtë dhe humori brilant i operës “Gianni Schicchi” të Puçini-t, publiku ftohet në një udhëtim emocional.
2. “MERI POPINS” RIKTHEHET PËR FËMIJËT TE TEATRI I KUKULLAVE
Me çadrën e saj fluturuese dhe çantën plot surpriza, “Meri Popins” do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave me një shfaqje nën regjinë e Endri Çelës, të shtunën dhe të dielën në oraret 10:30 dhe 11:30.
3. CIRKU KOMBËTAR ME SHFAQJEN “KLLOUNI” TE TEATRI I KUKULLAVE
“Kllouni” është shfaqja e artistëve të Cirkut Kombëtar, që do të vijë nesër në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave.
4. “DHIA KURESHTARE E HASIT” VJEN PËR FËMIJËT NË “METROPOL”
“Dhia Kureshtare e Hasit”, një shfaqje për fëmijë dhe familje, e mbushur me muzikë, humor dhe atmosferë shqiptare do të vijë në teatrin “Metropol” të shtunën dhe të dielën në orën 11:00.
5. “NUK DËGJOJ, NUK SHIKOJ, NUK FLAS” NË TEATRIN “SKAMPA”
Tre burra dhe një grua ju presin në teatrin “Skampa” në shfaqjen me regji nga Donard Hasani, “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, më 3, 4 dhe 5 prill në orën 19:00.
6. “FAMILJA ASTARI - HË SOT HË NESËR”, SHFAQJE NË AKADEMI
“Familja Astari - Hë sot hë nesër” është shfaqja që do të vijë në Akademinë e Arteve në Tiranë sonte, nesër dhe të dielën në orën 19:00.
7. “DRITËZA” VJEN PËR FËMIJËT NË SKENËN E TEATRIT EKSPERIMENTAL
Teatri për fëmijë “Dritëza” rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë nesër dhe të dielën në orën 10:30.
Komente












