Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.KONCERT PREMIERË KUSHTUAR KOMPOZITORIT SHPËTIM KUSHTA
Një koncert kushtuar kompozitorit Shpëtim Kushta do të vijë premierë sonte në orën 19:00 te Universiteti i Arteve në Tiranë nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së tij nwn drejtimin artistik të Lorenc Radovanit, me pjesëmarrjen e solistëve: Lorenc Radovani, Astrit Selita, Laura Kushta, Nina Muho, Olta Boka, Kamela Islamaj. Dirigjentë: Gridi Kraja, Olsi Qinami, Dritan Lumshi.
2. FESTIVALI I 3-TË I MIQËSISË GREKO-SHQIPTARE MBAHET NË KORÇË
Në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë do të mbahet sot në orën 19:00, Festivali i tretë i miqësisë greko-shqiptare. Korale nga Shqipëria dhe Greqia do të sjellin një udhëtim emocionesh dhe tradite.
3. RITME MODERNE DHE ENERGJI ME EQUAL VIBES NË TIRANË
Një eksperiencë plot energji, muzikë dhe atmosferë unike që bashkon të rinjtë dhe dashamirësit e ritmeve moderne do të vijë nesër në orën 19:00 përmes “Equal Vibes in Tirana” te Lulishtja pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
4. SHKODËR/ EKSPOZITA “QYTETI QË M’RRI NË SY” NGA ROZAFA SHPUZA
“Qyteti që m’rri në sy” është ekspozita nga Rozafa Shpuza, që do të çelet sot në orën 19:00 te Galeria “Oda” në Shkodër.
5. “KAINI DHE ABELI...” KTHEHET TE TEATRI EKSPERIMENTAL
Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” kthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë prej mbrëmjes së sotme e deri në 3 maj, çdo mbrëmje në orën 20:00.
6. “SKANDAL” RIVJEN NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL” NË TIRANË
Një komedi absurde mbi marrëdhëniet e sotme, ku familja dhe lidhja burrë e grua janë në ndryshim, teatri “Skandal” rivjen në skenën e teatrit “Metropol” mbrëmjen e sotme deri në 3 maj, çdo natë në orën 20:00.
Komente











