Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.MBRËMJE E JASHTËZAKONSHME E MUZIKËS KLASIKE NË TIRANË
Një mbrëmje e muzikës klasike vjen këtë të enjte në skenën e TKOB, ku violinisti Ray Chen dhe Amsterdam Sinfonietta do të performojnë në orën 19:00, duke sjellë një koncert të nivelit ndërkombëtar dhe një interpretim të përzgjedhur të muzikës klasike..
2. “HISTORIA E NJË NATE” NGA MINUSH JERO NË QYTETIN E KUKËSIT
Në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës, nesër në orën 15:00 shfaqet drama “Historia e një nate” nga Minush Jero, një vepër që trajton të drejtat dhe sakrificat e grave gjatë komunizmit.
3. “SONTE DO DARKOJMË NË SHTRAT” NË TEATRIN “PETRO MARKO”
Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë do të shfaqet komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” më 27 dhe 28 mars në orën 19:00.
4. “THIRRJA E HESHTJES”, EKSPOZITË NGA ALEKSANDËR HILA
“Thirrja e heshtjes” është ekspozita nga Aleksandër Hila, që do të çelet më 27 mars në orën 19:00 në galerinë e artit në Shkodër.
5. “DY DASHURI DHE NJË VESHKË”, KOMEDIA NË TEATRIN E KORÇËS
“Dy dashuri dhe një veshkë” është komedia që do të vijojë të shfaqet në në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë nga mbrëmja e sotme deri më 29 mars, në orën 19:00.
6. EKSPOZITA E ZOFIA RYDET NË MUZEUN E FOTOGRAFISË “MARUBI”
Ekspozita “Zofia Rydet: Sociological Record” do të çelet sot në orën 18:00 te Muzeu i Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ekspozita prezanton projektin monumental fotografik të fotografes polake Zofia Rydet (1911–1997), një nga arritjet më të rëndësishme të fotografisë polake të shekullit XX.
7. “ËNDËRR” NGA THOMAS KREMPKE, EKSPOZITË DHE MUZIKË NË KAMËZ
“Ëndërr” është ekspozita nga Thomas Krempke, e cila do të çelet sot në orën 18:00 nga grupi ATA në Kamëz dhe do të qëndrojë e hapur deri më 15 prill. Çelja e ekspozitës do të shoqërohet me interpretim muzikor nga Genti Rushi dhe Ermal Rodi.
8. “GJURMË PENELATASH”, EKSPOZITË NGA ARBEN KRISTANI NË DURRËS
Në Galerinë “Edward Lear” në Durrës vijon të qëndrojë e çelur ekspozita “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani.
9. “KAINI DHE ABELI”/ VIJOJNË SHFAQJET NË TEATRIN EKSPERIMENTAL
Në Tiranë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental do të vijojë të shfaqet prej mbrëmjes së sotme deri më 29 mars drama “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit”. Shfaqja do të vijë në skenë çdo mbrëmje në orën 20:00.
10. “FERMA E KAFSHËVE” NË TEATRIN EKSPERIMENTAL “K. SPAHIVOGLI”
“Ferma e kafshëve” do të vijojë të shfaqet prej mbrëmjes së sotme deri më 29 mars në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.
11. “DRITËZA”, SHFAQJA PËR FËMIJË VIJON TE EKSPERIMENTALI
Teatri për fëmijë “Dritëza” do të vijojë të shfaqet te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” në Tiranë deri më 29 mars, çdo ditë në orën 10:30.
12. “MUSIC MATTERS”, FESTIVAL NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI”
Festivali “Music Matters” do të mbahet në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë, më 27 mars në orën 19:00.
Komente












