TIRANË- SPAK ka kërkuar në total 133 vite burg për 17 anëtarë të një grupi kriminal që kultivuan kanabis në sera në vitin 2022 në Berat. Pretenca u dha nga prokurori Behar Dibra, i cili kërkoi dënim më të lartë për 2 prej anëtarëve të grupit, Sadetin Hasajn e Blerim Xhekën. Ndërkohë për 4 të tjerë, Bashkim, Drita, Izmire dhe Edison Mema, SPAK kërkon pezullimi i vendimit i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në provë për 3 vjet.

Të pandehurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis. Serat shtriheshin në një hapësirë deri në 20-27 dynym, në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), ku 4 sera të mbyllura me plastmasë ishin përdorur për të kultivuar dhe përpunuar lëndën narkotike.

Të pandehurit dhe pretenca
Sadetin Hasaj, kërkohet 13 vite burg
Blerim Xheka, kërkohet 13 vite burg
Sidrit Bisha, kërkohet 10 vite burg
Suad Smakaj, kërkohet 9 vite burg
Jurgen Ujkaj, kërkohet 10 vite burg
Samoel Lushaj, kërkohet 10 vite burg
Endriol Xheka, kërkohet 9 vite burg
Mirvaldo Disha, kërkohet 9 vite burg
Hmadi Dyli, kërkohet 8 vite burg
Arben Vrapi, kërkohet 6 vite burg
Adiol Çifliku, kërkohet 6 vite burg
Lulzim Bushataj, kërkohet 5 vite burg
Mustaf Manej, kërkohet 5 vite burg
Bashkim Mema, kërkohet 5 vite burg
Drita Mema, kërkohet 5 vite burg
Izmire Mema, kërkohet 5 vite burg
Edison Mema, kërkohet 5 vite burg

Lajmi në përditësim....