Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“OTELLO”, SHFAQJA ME REGJI TË QËNDRIM RIJANIT NË TIRANË
“Otello” është shfaqja e William Shakespeare me regji nga Qëndrim Rijani, që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës mbrëmjen e sotme në orën 20:00.
2. “MODIGLIANI AVANT PREMIERE” NË GALERINË KALO NË TIRANË
Një ngjarje me rëndësi kushtuar Amedeo Modiglianit, figurë emblematike e artit të shekullit të 20-të do të vijë nga 15 deri më 30 maj në Galerinë Kalo në Tiranë.
Takimi hapet me një mbrëmje inaugurale ekskluzive të planifikuar në 14 maj në orën 18:00.
3. “FANFARA & QUASI-MODU”, EKSPOZITA E ARTISTIT FATMIR JUKA
“Fanfara & Quasi-Modu” është ekspozita e artistit Fatmir Juka, që do të çelet në Galerinë e Tiranës nesër, më 14 maj, në orën 19:00. Fanfara dhe Quasi-Modu janë dy cikle me potrete të ndryshme, por në thelb, ajo që i bashkëlidh është tendenca për të treguar "udhëtimin e kontrolluar" të subjektit njeri.
4. MBRËMJE MUZIKORE XHAZI NGA ELINA DUNI NË TEATRIN E KUKULLAVE
Elina Duni do të vijë sërish sonte në Teatrin e Kukullave me koncertin “Reaching for the Moon” në oraret 19:00-20:00 dhe 21:00-22:00.
5. KOMEDIA “SIMFONIA E FATIT”, PREMIERË ABSOLUTE NË FIER
“Simfonia e fatit” është komedia shfaqet premierë absolute sonte në orën 19:00 në skenën e teatrit “Bylis” në Fier. Në skenë do të ngjiten aktorët: Olta Daku, Neritan Liçaj, Xhuliano Brisku ndërsa regjisore e shfaqjes është Driada Dervishi.
6. “MARATONA RINORE 2026” SHËNON 30 VJETORIN, GARA NË ELBASAN
Një festë e këngës, kërcimit, recitimit, aktrimit, modelingut dhe prezantimit, e cila do të vijë e interpretuar në skenë nga nxënësit e shkollave të Elbasanit, “Maratona Rinore 2026”, që këtë vit shënon 30-vjetorin po vijon të mbahet në teatrin Skampa në Elbasan.
7. TEATRI PËR FËMIJË “OFFLINE PËR NJË DITË” NË SHKODËR
“Offline për një ditë” është teatri për fëmijë, që do të vijojë të shfaqet në Shkodër edhe sot.
Komente











