Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“KAINI DHE ABELI - TË BIJTË E ADAMIT” TE EKSPERIMENTALI
“Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, nesër në orën 20:00.
2.“LUNA TU”, MUZIKA E PIERO PICCIONI-T, KONCERT NË TIRANË
Muzika e Piero Piçioni, një nga kompozitorët më të rëndësishëm të kolonave zanore të kinemasë italiane do të vijë në një koncert jazz sonte në orën 19:00 në Universitetin e Arteve. Organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në v do të interpretojnë Vince Abbraçiante, i konsideruar si “ylli në ngritje i fizarmonikës në Itali”, i cili drejton trion, e cila plotësohet nga seksioni i shkëlqyer ritmik i Nicola Di Camillo në kontrabas dhe Giovanni Angelini në bateri. I ftuar është trombisti Fabrizio Bosso, i njohur si një nga virtuozët më të mëdhenj të instrumentit të tij në Itali dhe jashtë saj.
3. “MELANCONIA”, ETRITA IBRAHIMI E SIMONA KARAFILI NË KONCERT
Një udhëtim nga belcanto tek verizmi me sopranon Simona Karafili dhe pianisten Etrita Ibrahimi do të vijë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
4. “MEDEA, MBI MITIN, LETËRSINË DHE POLITIKËN”, TAKIM TE “BERK”
Në diskursin e përditshëm Medea, figura mitologjike së cilës më 431 para K. Euripidi i kushtoi një vepër skenike, përmendet si nëna që vret fëmijët. Mirëpo, a është kështu? “Medea, mbi mitin, letërsinë dhe politikën” është takimi, që do të mbahet sot në orën 19:00 te “Berk Botime” në Tiranë.
5. “ASGJË SIKUR DIELLI”, KONCERT MULTIMEDIAL TE QENDRA TULLA
“Asgjë Sikur Dielli”, pas disa koncerteve fantastike në Zvicër dhe Angli, vjen me një koncert multimedial për kënaqësinë e publikut të Tiranës, mbëmjen e nesërme në orën 20:00 në Qendrën Kulturore “Tulla”, në një bashkëpunim me produksionin televiziv Deferlantes dhe TVA në Kanada (me mbi 2,000,000 subscribers), si dhe me mysafire speciale këngëtaren dhe aktoren kanadeze Éléonore Lagacé.
6. DITA BOTËRORE E POEZISË ME RITA PETRON TE SHTËPIA KADARE
Dita botërore e poezisë vjen me një mbrëmje nesër në orën 18:00 në Shtëpinë Studio Kadare me poeten laureate Rita Petro dhe vargjet e poetëve bashkëkohorë e të traditës.
7. “HIRI”, BISEDË ME ARTISTIN ENEA ZIU TE GALERIA E TIRANËS
Një bisedë me artistin Enea Ziu, në kuadër të ekspozitës së tij personale me titull “Hiri”, kuruar nga Kristian Zara do të mbahet nesër në mesditë në Galerinë e Artit Tiranë në Rrugën e Kavajës.
8. “QIELLI I KUQ”, SHFAQJE FILMI NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI”
“Qielli i kuq” është filmi që do të shfaqet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë nesër në orën 18:00.
9. “DREJTËSI NË NUREMBERG” SHFAQET NË TEATRIN KOMBËTAR
Çfarë ndodh kur vrasim në emër të ligjit? “Drejtësi në Nuremberg” nuk është vetëm një dramë historike, por një paralajmërim dhe apel për ndërgjegjen njerëzore. Me regji të Arben Kumbaros, shfaqja rivjen në skenën e Teatrit.
Komente












