Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“KU KA SI TIRONA”, PREMIERË NË SKENËN E TEATRIT TË OPERËS

Një mozaik këngësh, vallesh dhe ngjyrash, ku Tirana rrëfehet përmes ritmit, elegancës dhe kujtesës kolektive do të vijë sonte në orën 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit. Në këtë premierë, tradita vjen e gjallë, e interpretuar nga solistë vokalë, valltarë dhe miq të ftuar. “Ku ka si Tirona” shënon jo vetëm një premierë, por edhe nisjen e ciklit “Thesaret e Shpirtit”, një udhëtim artistik që do të pasojë me vepra dhe projekte të tjera të dedikuara pasurisë sonë shpirtërore dhe trashëgimisë kulturore.

2.“ALTERAZIONI VIDEO”, VIJON EKSPOZITA NË MUZEUN “MARUBI”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Olbania” nga kolektivi artistik ndërkombëtar “Alterazioni Video”, një nga zërat më të veçantë të artit bashkëkohor që ndërthur imazhin, arkitekturën, filmin dhe kërkimin kritik.

3. FILMAT E JANARIT NË KINEMANË “MAKS VELO” NË LAPRAKË

Në kinema “Maks Velo” në Laprakë, këtë të martë mund në orën 17:00 mund të ndiqni filmin “The Goonies”.

4. FILMAT E JANARIT NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI” NË TIRANË

Pas mësimit apo në fundjavë mund të ndiqni filma në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë. Nesër, në orën 14:00 do të shfaqet filmi “Si të trajnosh një Dragua”.

5. EKSPOZITA “XXXVI” E BLEDAR GRAMOS TE GALERIA “GOCAT”

Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida në Tiranë në këto ditë të para të vitit.

6. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.

7. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS

Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji,  Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës edhe gjatë këtyre ditëve të janarit.