Aktivitetet kulturore/ ‘Kuarteti Iberia’, koncert te Universiteti i Arteve! ‘Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë’ te Qendra Kulturore e Fëmijëve ‘Kujtim Alija’

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Kuarteti Iberia” (Marta Peño Arcenillas, violinë;  Luis Agustín Rodríguez Lisbona, violinë;  Mario Oltra Sánchez, violë; Arnold Rodríguez Zurrón) vjen me një koncert në sallën e Universitetit të Arteve këtë të enjte, më 27 mars, në orën 19:00.

2. Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” organizon këtë të martë dhe të mërkurën, në orën 17:00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër, edicionin e 30-të të “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë”.

3. Pjesa teatrore “Vrasje në vjeshtë” e ndërtuar mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit do të shfaqet premierë këtë të mërkurë në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë.

4. Një workshop nga regjisori italian Paolo Comentale me aktorë, skenografë dhe regjisorë të rinj mbi teknikat e prodhimit të kukullave dhe përdorimin e tyre skenik do të mbahet këtë të mërkurë në orën 18:00 në mjediset e Teatrit të Kukullave në Tiranë.

5. “Artizani i Dritës – Gjurmë në kohë përmes lentes së Esat Hafizit” është takimi që do të zhvillohet në galerinë e katit përdhes të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës më 26 mars 2025, në orën 18:00.

6. Opereta “Karnavalet” me muzikë të Avni Mulës dhe regji të Inva Mulës do të vijojë të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 26 mars, në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën