1.“LIRIA IME KA QENË LETËRSIA”, MBRËMJE PËR ISMAIL KADARENË

Një mbrëmje gala me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare do të mbahet nesër në orën 18:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit. Aktorë të njohur do të interpretojnë prozë, poezi dhe muzikë me tekste të Kadaresë. Pritet edhe një ekspozitë nga fondi i muzeut dhe një zbulim dorëshkrimi për “Prillin e thyer”. Për të pranishmit do të vijë një kënd vizatimesh i “Pallatit të Ëndrrave” nga Vladimir Llakaj dhe disa dhurime nga Ylljet Aliçka e Bujar Hudhri për fondin e Shtëpisë Kadare.

2.KONCERT NGA ORKESTRA E RTSH ME KRIJIMTARINË E FATOS QERIMAJT

Një mbrëmje e veçantë muzikore me krijimtarinë e kompozitorit Fatos Qerimaj, ku tradita dhe fryma bashkëkohore takohen në skenë do të vijë sonte në orën 19:00 në skenën e Teatrit e Operas dhe Baletit në kuadër të stinës koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH-së.

3.“DJALI” NGA FLORIAN ZELLER E BERISHA, PREMIERË NË TKEKS

“Djali” është shfaqja nga Florian Zeller me regji nga Fatos Berisha, që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë edhe sonte dhe nesër në orën 20:00.

4. “METODA GRONHÖLM” RIKTHEHET NË SKENËN E TEATRIT “BYLIS”

Komedia e zezë “Metoda Gronhölm” do të shfaqet edhe sonte në orën 18:00 në teatrin “Bylis” në Fier.

5.“IMAGES FROM ASIA” NË GALERINË “NIKOLET VASIA” NË DURRËS

Një udhëtim vizual mes kulturave, ngjyrave dhe historive njerëzore të Azisë, përmes objektivit të fotografit Massimo Saretta do të vijë sot në orën 18:00 në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës.

6. “POST BLLOK”, EKSPOZITA E PESË ARTISTËVE BASHKËKOHORË

“Post Bllok” është ekspozita nga pesë artistë bashkëkohorë e çelur në “Bazament Art Space” në Tiranë. Fotografitë, fijet, dylli, letra e punuar me dorë dhe objektet e gjetura funksionojnë si gjurmë fizike të historisë dhe si forma për ta rishkruar atë.

7. “SHUMË PAK VRASËS”, KOMEDIA E ZEZË NË TEATRIN “SKAMPA”

 “Shumë pak vrasës” është komedia që do të shfaqet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan nesër në orën 18:00.

8. “POP-UP LIBRARI”, BOTIMET “TOENA” ME LIBRARI TË PËRKOHSHME

“Pop-up Librari”, një librari e përkohshme nga botimet “Toena” çelet nesër në orën 11:00 te “Hana Corner Café” në afërsi të stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Për dy javë rresht, botimet “Toena” do të shndërrohen përkohësisht në një librari, duke ftuar lexuesit të ndalen, të shfletojnë, të përjetojnë dhe të bisedojnë.