Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.ÇMIMET/NATA FINALE E FESTIVALIT KOMBËTAR TË FILMIT SHQIPTAR

Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar shënon sonte mbylljen e tij përmes një mbrëmjeje gala ku do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve në sallën e madhe të Universitetit të Arteve. Në orën 19:00 në tapetin e kuq do të priten kineastët, juritë dhe të ftuarit vip në zonën e dedikuar përpara Universitetit të Arteve, ku do të bëhen foto dhe jepen intervista për median, ndërsa ceremonia do të fillojë në orën 19:30 për të vijuar më pas me ndarjen e çmimeve për Filmin e Animuar, të Shkurtër, Dokumentar dhe Veprën e Parë. Në orën 20:30 do të vijë një video-retrospektivë në nderim të kineastëve të ndarë nga jeta gjatë 13 viteve të fundit dhe dorëzimi i Çmimeve të Karrierës dhe më pas do të ndahen çmimet e Aktrimit, Skenarit dhe Regjisë. Në orën 21:00 do të ndahen çmimet e mëdha të edicionit për producentin më të mirë dhe trofeu kryesor për filmin më të mirë të gjatë artistik.

Ceremonia do të përfundojë në orën 21:30 për t’u pasur me një koktej festiv dhe rrjetëzim mes kineastëve dhe të ftuarve në hapësirën përpara Universitetit të Arteve.

2. “NETËT E BEJKËS SË BARDHË”, FESTIVALI FOLKLORIK NË PILUR

Në Pilur zhvillohet Festivali Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”. Aktiviteti i kushtohet traditës folklorike, këngës dhe trashëgimisë kulturore të zonës dhe do të vijojë edhe sonte.

3. “JAL JAM FEST” NË JALË, DY NETË FESTIME ME MUZIKË E ARGËTIM

Në Jalë zhvillohet “Jal Jam Fest”, festival që sjell muzikën dhe atmosferën e festivalit në bregdet. Aktiviteti vijon edhe sonte.

4. MUZIKË DHE KËRCIM NË PARKUN E LIQENIT ME “BEATS N BRUNCH”

Këtë të diel, Tirana bëhet pjesë e një feste të madhe në mjedis të hapur (‘open-air’) në Parkun e Liqenit Artificial me muzikë dhe kërcim, nga drita e ditës deri në mbrëmje. Në skenë do të performojnë Layla Benitez, Omri, Read The Neës, Chklte, Tezz B2B Nytó, Johny – Teóh.

5. “TAKIME TRANSFORMATIVE” NË “ART HOUSE” E KONCERT NË SHKODËR

“Takime Transformative” (Transformative Encounters) është aktiviteti që do të vijojë të mbahet deri në 16 shtator në “Shkodra Art House”. Ndërkohë, sonte dhe nesër, më 12 dhe 13 shtator, në orën 18:00, në sheshin para Bashkisë së Shkodrës zhvillohet edhe “Shpresa Fest” me këngëtarët Mateus Frroku dhe “Urban Band”.

6. “ILUZIONI I CIRKUT”, VJEN SHFAQJA NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Iluzioni i Cirkut”, një shfaqje repertori për fëmijë dhe familje do të vijë nga Cirku Kombëtar sot dhe nesër, më 12 dhe 13 shtator, në orën 17:00, te Teatri i Kukullave në Tiranë. Shfaqja sjell akrobaci, ekuilibër, kllounatë, iluzione dhe zhonglerim.

7. “AVENTURAT E WINNIE POOH”, PREMIERË NË TEATRIN E KUKULLAVE

“Aventurat e Winnie Pooh” është premiera e re për fëmijë, që do të vijë në Teatrin e Kukullave në Tiranë edhe nesër, më 13 shtator, në oraret 10:30 dhe 11:30.

8. EKSPOZITA “GJON MILI: RETROSPEKTIVË” NË MUZEUN “MARUBI”

“Gjon Mili: Retrospektivë” vijon të jetë e hapur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ekspozita sjell një koleksion të veprës së fotografit të njohur shqiptar Gjon Mili, një prej emrave më novatorë të fotografisë së shekullit XX.

9. EKSPOZITA E ZEKËS NË GALERINË “NIKOLET VASIA” NË DURRËS

Ekspozita personale e artistit Gentian Zeka vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia” në Durrës.

10. “THE BOOK OF NEGATIVES” NGA LEONARD QYLAFI, EKSPOZITA NË GAT

Ekspozita “The book of negatives” nga artisti Leonard Qylafi vijon të qëndrojë e hapur deri më 23 shtator në Galerinë e Tiranës (GAT).