1.“LYHNIDA FEST” DHE “ZËRAT LIQENORË” GJALLËROJNË POGRADECIN
Në Pogradec, sot dhe nesër zhvillohet “Lyhnida Fest”, që e kthen zonën e Drilonit në një pikëtakim të natyrës, kulturës, muzikës dhe aventurës. Ndërkohë, nesër në orën 19:00, në Odeon do të mbahet edhe koncerti “Zërat Liqenorë”.
2. DOKUFILMI “NUSE” DHE ROBERT BISHA NË KISHËN E VAUT TË DEJËS
Nesër, më 2 gusht në orën 19:00, në kishën e Laçit në Vaun e Dejës, në kuadër të edicionit të gjashtë të “On the Road” do të shfaqet dokufilmi “Nuse” me regji të Robert Bishës, kushtuar traditës së rrallë të këndimit të grave të Zadrimës. Pas projeksionit, publiku do të ndjekë edhe performancën muzikore të autorit së bashku me gratë e Zadrimës.
3. “SHOW VEROR 2026”, AKTORË, RITMË, MUZIKË DHE HUMOR NË VLORË
Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Lungomare pranë Shkollës së Marinës në Vlorë do të mbahet “Shoë Veror 2026” me artistët e Teatrit “Petro Marko”, të rinj të talentuar të këngës dhe kërcimit, si edhe me pjesëmarrjen e parodistëve Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, si dhe këngëtarëve Dea Hysenaj dhe Bruno Revolt.
4.MATEUS FRROKU, KONCERT NË SHESHIN E QYTETIT TË SHKODRËS
Shkodra vijon kalendarin veror të aktiviteteve kulturore. Nesër, në 2 gusht, në sheshin para Bashkisë, publiku do të shijojë koncertin e këngëtarit Mateus Frroku, pjesë e programit të festave verore që zhvillohen në qytet dhe njësitë administrative.
5. OLEN CESARI NGJITET NË SKENËN E “PORTO PALERMO FESTIVAL”
Në kalanë e Porto Palermos vijon edicioni i gjashtë i “Porto Palermo Festival”. Pas interpretimit të Shama Milan këtë mbrëmje, nesër, më 2 gusht në skenë do të ngjitet violinisti Olen Cesari. Festivali do të vazhdojë me aktivitete artistike deri më 16 gusht.
6. FILMAT SHQIPTARË RIKTHEHEN NË EKRAN TE QENDRA “AGIMI”
“Filmat shqiptarë ndër vite” është aktiviteti gjatë të cilit nga 1 deri më 20 gusht do të shfaqen filma në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Publiku do të ketë mundësi të ndjekë filma që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë shqiptare, me shfaqje paradite dhe në mbrëmje.
7. FESTA E HIMARËS, DY NETË ME MUZIKË DHE RITME NË POTAM
Festa e Himarës 2026 zhvillohet përgjatë dy netëve në Potam. Pas koncertit mbrëmjen e sotme me pjesëmarrjen e disa artistëve, si: Poni, Krusita, Ardit Çuni dhe Xhesika Polo, mbrëmjen e 2 gushtit do të performojnë Glykeria, Rea Nuhu dhe Gerta Mahmutaj.
8. FESTA E MIQËSISË ME MUZIKË ‘LIVE’ TE SHESHI “KASTRIOTËT”
Te sheshi “Kastriotët” në Burrel do të vijojë edhe sonte dhe nesër Festa e Miqësisë, një përkujtim i Kryengritjes Popullore Matjane me një mbrëmje plot ritëm dhe energji me artistët Eugena Aliu, Fjorela, Artan Kola dhe Ori Buna.
Komente











