Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.TRE NETË KONCERTESH NGA OLEN CESARI NË PALLATIN E KONGRESEVE
Olen Cesari vjen me një koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë më 9,10 e 11 prill në orën 19:30. Bashkë me të do të interpretojnë edhe Orkestra e RTSH-së dhe artistë, si: Dren Abazi, Enrico Giaretta, Lavinia Mancusi, Carlos Paz, Ansambli Folklorik Shqiptar, Roland Çenko etj.
2. “TOKA MBAN”, EKSPOZITA NGA KUSHTRIM MEHMETI NË TIRANË
“Toka mban” është ekspozita nga Kushtrim Memeti, që do të çelet te “Bazament Art Space” në Tiranë më 9 prill në orën 19:00.
3. FILMI MALAZEZ PËR NDERIN SHQIPTAR, PREMIERË NË TIRANË
“Nderi” është filmi nga Nikola Vukcevic, që do të shfaqet sonte në orën 20:00 në kinema “Cineplexx” në Tiranë. Në film interpretojnë edhe aktorë të njohur shqiptarë nga Kosova.
4. ARTISTJA ALESSIA PODGORICA BËN ANATOMINË E ËNDRRËS
“Dream Anatomy” është ekspozita nga Alessia Podgorica, që do të çelet nesër në orën 19:00 te “Gallery70” në Tiranë. Artistja sjell një seri të re veprash në pikturë dhe procese digjitale.
5. “KUKULLA”, SHFAQJA NË SKENËN E TEATRIT “BYLIS” TË FIERIT
“Kukulla” është shfaqja që vjen në skenën e Teatrit “Bylis” në Fier nesër në orën 18:00.
6. LEKSION I HAPUR PËR GJYKIMIN ESTETIK NGA ARDIAN NDRECA
“Gjykimi estetik. E bukura dhe e kundërta e saj” nga Ardian Ndreca është leksioni i hapur, që do të mbahet në qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare nesër në orën 11:00.
7. LEKSION I HAPUR NGA ARGILLET PËR EKSPOZITËN ‘SALVADOR DALI’
Universiteti i Arteve dhe Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në kuadër të ekspozitës së Salvador Dali organizojnë një leksion të hapur me Christine Argillet në Akademinë e Arteve, sot në orën 13:00. Tema e bisedës ka të bëjë me ruajtjen dhe autentifikimin e litografive të veprave të Dalisë, promovimin e artit surrealist në publikun bashkëkohor dhe organizimin e ekspozitave ndërkombëtare.
Komente











