Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. TEATRI/ DHJETË DITË SHFAQJESH NË “KOKO FEST” NË KORÇË

Festivali i teatrit “Koko Fest” do të vijë në Korçë nga sonte, 28 gusht deri më 6 shtator. 

2. VERA KULTURORE/ NATA E MADHE FESTIVE NË LUNGOMARE TË VLORËS

Koncerti “Vera kulturore” do të vijë në Vlorë për një natë të madhe festive në kinemanë verore në Lungomare, mbrëmjen e nesërme, më 29 gusht. Në skenë do të ngjiten artistë të mirënjohur.

3. “INKUIZITORI I MADH”, SHFAQJA NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL

“Inkuizitori i madh” shkëputur nga Vellezërit Karamazov është shfaqja që do të vijë në teatrin “Metropol” në Tiranë sonte, nesër dhe më 30 gusht në orën 20:00.

4. “TWINKLE ON TOUR 2026 + MINIALBANIA”, FESTË NË GJIROKASTËR

 Muzikë, spektakël, lojëra, fabula nga mitologjia shqiptare, të ftuar specialë, diorama nga trashëgimia kulturore dhe energjia e artistëve të rinj të Twinkle Awards 2026 do të udhëtojë nesër në Gjirokastër, në një mbrëmje festive në sheshin “Çerçiz Topulli”, që fillon në orën 20:00.

5. “MAYA” SHKON NË VENDLINDJEN E SAJ, KONISPOL ME NJË KONCERT

Këngëtarja Maya do të mbajë sonte në orën 20:30 një koncert në sheshin qendror të Konispolit.

6. FESTA E GURIT TË ZI NË SHKODËR, MUZIKË DHE ARGËTIM

Festa e Verës me Jozefina Simoni, Glerdit Turmetaj dhe Eugjen Marku do të mbahet mbrëmjen e sotme në Shkodër, duke përmbyllur aktivitetet e mbajtura në këtë zonë gjatë verës.

7. “ELITA 5”, KONCERT NË KALANË E LËKURSIT NË SARANDË

Grupi i njohur “Elita 5” do të vijë me një koncert mbrëmjen e sotme te “Kalaja e Lëkursit” në Sarandë.

8. “TIRANA PA MAKINA”, 4 DITË ME MUZIKË, AKTIVITETE DHE ARGËTIM

Muzikë, komedi, uorkshope për të vegjlit, shitje gjërash të përdorura etj., vijojnë të mbahen në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë gjatë aktivitetitit “Tirana pa makina”, që do të vijojë deri më 30 gusht.

9. “FESTA E MIQËSISË”, KATËR NET FESTIME E MUZIKË NË DURRËS

“Festa e Miqësisë” do të vijojë të mbahet në Durrës deri më 30 gusht, duke sjellë në shëtitoren “Taulantia” muzikë dhe atmosferë fantastike.