1.VALON FEST/ HAPJA E SEZONIT TURISTIK NË VLORË ME MUZIKË
Më 8 dhe 9 maj, Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik me festën më të madhe të bregdetit, me dy ditë plot muzikë, sport, aktivitete dhe shumë surpriza për të sjellë atmosferën e verës në qytet!
2. “FESTIVALI I K’CIMIT TË TROPOJËS NË UNESCO” NË TROPOJË
“Festivali i K’cimit të Tropojës në UNESCO”, një aktivitet që promovon dhe ruan vlerat e trashëgimisë sonë kulturore do të mbahet në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri në Tropojë, nesër, më 8 maj, në orën 10:00. Në të do të marrin pjesë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme nga Tropoja, Deçani, Gjakova, Vuthaj, Puka, Hasi dhe Dukagjini.
3. LICEU ARTISTIK/ EKSPOZITË NË KUJTIM TË PIKTORIT HERMON MADHI
Një mbrëmje përkujtimore dhe artistike në kujtim të piktorit Hermon Madhi do të vijë sot në orën 19:00 në ekspozitën personale me punë nga fondi i familjes Madhi. Ekspozita do të mbahet në galerinë “Hermon Madhi” në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
4. “PLAÇKA”, SHFAQJA NË TEATRIN “PETRO MARKO” NË VLORË
“Plaçka” është shfaqja që do të vihet në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë edhe sot në orën 19.00 nën regjinë e Roland Mingës.
5. “FAMILJA ASTARI”, SHFAQJE NË TEATRIN “MIGJENI” NË SHKODËR
“Familja Astari” do të shfaqet në teatrin “Migjeni” në Shkodër më 8, 9 e 10 maj në orën 19:00.
6. “NUK DËGJOJ, NUK SHIKOJ, NUK FLAS” NË TEATRIN EKSPERIMENTAL
“Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë më 8, 9 dhe 10 maj në orën 20:00.
7. “ISHULLI I PINGUINËVE”, EKSPOZITË E ARBEN GOLEMIT NË SHKODËR
“Ishulli i pinguinëve” është ekspozita nga Arben Golemi, që qëndron e hapur te Galeria e Arteve në Shkodër.
Komente











