Aktivitetet në sheshin 'Nënë Tereza' bllokojnë trafikun në Tiranë

Aktivitete të shumta organizohen thuajse cdo ditë në kryeqytet. Edhe pse Sheshi Skënderbej ka një hapësirë më të madhe dhe të përshtatshme për organizimin e aktiviteteve, sërish epiqendra e tyre mbetet sheshi “Nënë Tereza”.

Ditën e sotme, që në orët e para të mëngjesit është bllokuar edhe nje here qarkullimi i makinave në pjesa e fundit te bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët që të lidhin me të, pasi në Sheshin “Nënë Tereza” është organizuar një aktivitet i cili pritet të zgjasë deri në mesnatë.

Me një hapësirë rreth 90 mijë metra katrorë, Sheshi Skënderbej  mund të jetë padyshim alternativa më e mirë për organizimin e aktiviteteve të ndryshme duke liruar në këtë mënyrë dhe trafikun në kryeqytet.

Por Sheshi Skenderbej që është mbyllur gjithmonë per trafik makinash, mbetet totalisht bosh ndërkohë që në sheshi nënë Tereza, devijohet trafiku për të bërë aktivitete që mund ta organizon në një vend me të përshtatshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjana: 22/04/2019 08:12

    Bashkia jo vetem bllokon sheshi po cmendi te gjithe zonen me autoparlantet qe vendos dhe qe jane te ngritur ne kupe te qiellit. Ne zone ka mjerez te semure femije etj. Nuk e kuptoj pse nuk shfrytezohet sheshi Skenderbej, afer tij nuk ka ndertesa, ai shesh rri bosh ketu u cmendem. Trafiku neper Tirane behet lemsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI