Aktiviteti/ Kadare në garë për të 20-ën herë për 'Nobel', Akademia e Shkencave e ripropozon në  85-vjetorin e lindjes

Në ditëlindjen e 85-të, Akademia e Shkencave, ripropozon për herë të 20-të Ismail Kadarenë për çmimin “Nobel në letërsi”.

“Është në traditën tonë festimi i ditëve të shënuara, siç janë dhe festimi e nderimi i ditëlindjeve të anëtarëve tanë, por kjo ditë, dita e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit shqiptar më të madh të të gjitha kohërave e anëtarit më të vlerësuar të ASH, mikut tonë Ismail Kadare, është një ditë e veçantë. Kadareja e ngriti letërsinë shqipe në nivelet më të larta të historisë së saj. Çdo letërsi ka uljet e ngritjet e veta, ka përfaqësuesit e saj të periudhave e kohërave të ndryshme, ata që përbëjnë panteonin, e pa dyshim Kadareja është më i shquari në panteonin e letrave shqipe pasi ai e ngriti atë në lartësi të tilla që çdo letërsi i përjeton rrallë në rrjedhë të shekujve”, u shpreh akademiku Skënder Gjinushi.

Këtë rikandidim, nënkryetari i akademisë Vasil Tole e argumenton përmes disa arsyeve:

  1. Vepra e Kadaresë pasurohet me tituj të rinj ccdo vit.
  2. Vepra e Kadaresë merr vlerësime në rrafsh kombëtar edhe ndërkombëtar.
  3. Shtrinë nga viti në vit përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhë të ndryshme në hapësira të ndryshme gjeografike.

Studiuesit Piro Misha edhe Bashkim Kuçuku teksa referojnë për kontributin e tij me letrat shqipe përtej kufijëve gjatë diktaturës, por edhe pas saj

në atë që Kadareja e bëri të njohur letërsinë shqipe në botë, “e cila edhe pse ishte shkruar nga paraardhësit e shquar të letërsisë shqipe të viteve ’30 si Konica e Koliqi në Europë, nuk mundi dot të bëhej aq e njohur” dhe aspekti tjetër sipas z. Misha ishte që “Kadareja është shkrimtari më i lexuar se të gjithë nobelistët e Ballkanit, ku ndoshta vetëm Kazanzaqi ka këtë njohje kaq të madhe”. 

“Metadiskurs-i kadarean, apo, kritika dhe studimet për veprën e tij, në gjuhë të tjera, është një sistem tjetër, madje, parësori, mjaft i pasur, i mvehtësishëm e i shumëllojshëm nga gjuhët dhe nga këndvështrimi letrar e kulturor. Pasuria dhe larmia e këtij sistemi koherent, konkretizohet, edhe në përmbledhjen anastatike Kadareja në kritikën botërore, në tre vëllime, që po boton Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me 2500 shkrime e studime të llojeve të ndryshme, në vitet 1971-2000, vjelur në gazeta e revista dhe jo nga librat studimorë. Dy vëllimet e para, në frëngjisht, afërsisht 1500 faqe, sapo kanë dalë. Vëllimi i tretë, në përgatitje, është në gjermanisht, italisht, spanjisht, anglisht, portugalisht, suedisht, etj. Megjithatë, kjo përmbledhje e vëllimshme, mund të jetë vetëm pjesa më e madhe e metaveprës Kadarenë në këto 7-8 gjuhë të Europës dhe të Amerikës. Në të nuk ka shkrime në gjuhët e Europës Lindore dhe të vendeve të tjera të Lindjes, madje, as në gjuhët fqinje të Ballkanit”, shprehet Kuçuku.

Studiuesi Shaban Sinani, e cilëson Kadarenë, si ndër të paktët shqiptarë që nga ngritur lart vlerat e gjuhës dhe krijimtarisë letrare në botë, përmes 67 veprave të përkthyera në 47 gjuhë të huaja.

Gjatë kësaj konference në nderim, publiku u njoh edhe me momente kyçe të Kadaresë, të fotografuara nga Roland Tasho. 

Shkrimtari Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Francë dhe Rumani. Është dekoruar me Urdhërin “Nderi Kombit” dhe “Kryqi i Legjionit të nderit”.

 


Lajmi kryesor:

Sot Ismail Kadare mbush 85 vjeç! Rama: Mirënjohës për monumentin që i ka ngritur gjuhës shqipe! Meta: Shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit të kombit


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari