Morina ndodhet në Kolashin të Malit të Zi ku ka shkuar të shijojë skitë, ndërsa nuk nguron të tregojë një tatuazh shqiponje që ka në shpinë.
Por ajo që mediat quajnë si provokim nuk është thjesht shqiponja, por përshkrimi me të cilin ai ka shoqëruar foton, “Demostrim force në Kolashin, Mali i Zi”. Kaq ka mjaftuar që reagimet të jenë mjaft të ashpra në media dhe opinionin publik në Mal të Zi.
Ismail Morina është shpallur në kërkim nga Serbia për ngritjen e dronit. Përsa i përket fatit të ndeshjes, ajo pritet që të zgjidhet në Arbitrazhin Sportiv në Lozanë, pasi dy ekipet nuk janë të kënaqura me Apelin dhe me Disiplinën në UEFA.
Shqipëria u dhunua në Serbi, teksa ndeshja përfundoi në minutën e 41 pas hedhjes në fushë një fishekzjarrëve. Kur arbitri ndërpreu lojën, mbi stadium fluturoi droni me flamurin me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe me Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin në foto.
d.b/shqiptarja.com