Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në Zvërnec të Vlorës, flakët i afrohen banesave! Zjarr i qëllimshëm edhe në Nartë, shuhet nga forcat zjarrfikëse

VLORË- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Vlorë, këtë herë në zonën e Zvërnecit. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me ullinj dhe shkurresh, por që e favorizuar nga era e fortë në zonë flakët po përhapen me shpejtësi duke përpirë një sipërfaqe të madhe. Përhapja e flakëve po rrezikon banesat që janë aty pranë, ndërsa flakët rrezikun edhe një kabinë elektrike të fshatit, por që fatmirësisht zjarrfikësja i shuajti në kohë.

Një zjarr i qëllimshëm është regjistruar edhe në Nartë të Vlorës, ku rrezikohej djegia e disa banesave si pasojë e vatrave të zjarrit. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në banesa nuk ndodhej askush, pasi banorët janë në emigrim. Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje. Fatmirësisht shmanget djegia e banesave, pavarësisht se flakët ishin brenda territorit të njërës prej tyre.

Një ditë më parë zjarri përfshiu zonat e Panajasë dhe Bestrovës duke djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi e shkurre. Zjarri bllokoi rrugën e vjetër nacionale Vlorë-Fier, duke kaluar edhe në anën tjetër të kodrës që ndantë aksi. Flakët arritën deri në 6 metra  ku u rrezikuan edhe banesat në fshatin Bestrovë. Po në këtë zonë për shkak të zjarrit pati edhe shpërthime të municioneve luftarake që ndodheshin aty, sipas banorëve që nga trazirat e 1997.

Vlora ishte një ndër qarqet më të prekur, ku zjarret në Karaburun vijuan për javë të tëra. Prefekti Flamur Mamaj, ndëra bën një bilanc të sipërfaqes së djegur, thotë se në total janë shkrumbuar 4800 ha kullota dhe 12 ha pyje në Karaburun. Të dëmtuara janë edhe sipërfaqe të tëra me shkurre e kullota në Selenicë, Himarë dhe Finiq, por ende nuk ka një përllogaritje të saktë të sipërfaqes së djegur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Zjarri i qëllimshëm në Shtylla dhe në Levan të Fierit, shkakton dëme të mëdha ekonomike! Digjen qindra rrënjë ullinj

 

Edhe pse këto ditë ka patur rënie të temperaturave përsëri nuk mungojnë vatrat e zjarrit edhe në Fier. Mbi 50 fermerë janë prekur në fshatin Shtyllas nga zjarri i rënë ditën e sotme ku çdo familje numëron mbi 100 rrënje ullinj të përfshirë nga flakët. Banorët shprehen se zjarri erdhi nga Levani dhe dyshohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës. Fermerët shprehen se terreni i vështirë dhe zjarrfikësit punuan në kushte të vështira. Ishin 3 zjarrefikëse të Fierit ,Patos e Roskovecit. Kanë qenë edhe vetë banorët që kanë punuar me mjete pune që të fikin zjarrin. Zjarri ka shkaktuar dëme shumë të mëdha ekonomike.

I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën