Aktorët e Portokallisë : Pushime, 
diell dhe të qeshura

Aktorët e Portokallisë : Pushime, <br />diell dhe të qeshura
Spektakli i njohur i humorit “Portokalli” ka mbyllur siparin edhe për këtë sezon televiziv. Megjithatë duket se trupa e aktorëve nuk qëndron dot e ndarë nga njëri-tjetri. Menjëherë pas sezonit të ngjeshur të këtij show humoristik, ata janë fotografuar në jug të Shqipërisë duke u relaksuar e argëtuar nën rrezet e diellit dhe dallgët e detit. Në këtë “mbledhje post-portokalli” duket se nuk mungonte askush si aktorët Romir Zalla, Gazmend Paja, Erand Sojli, Florjan Binaj, Ledio Lako etj. Ndërkohë që të pranishëm në këto “minipushime” ishin edhe këngëtarja dhe njëkohësisht moderatorja e këtij spektakli, Eneda Tarifa. Në një nga fotografitë e saj, Tarifën e shohim pa make-up dhe disi të skuqur nga rrezet e diellit. Mesa duket Eneda ka preferuar të kalojë shumë kohë në rrezet e diellit. Stafit të “Portokallisë”, i është bashkuar edhe moderatori i njohur i “E Diell” Alban Dudushi si dhe regjizori, Altin Basha. Në foto aktorët duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin . Në njërën prej tyre shohim shohim aktorin, Florjan Binaj, i cili ka pozuar së bashku me moderatoren Eneda Tarifa, dhe aktoren Albana Perhati, e njohur për publikun si Elsa e Portokallisë. Të dyja vajzat e kanë lenë në mes tyre, Florianin dhe të tre kanë pozuar. Të tre kanë të përbashkët kapelet e plazhit, ndërsa Flori ka në dorë një aparat profesional. I menduar por edhe i çlodhur njëkohësisht duket të jetë edhe Erand Sojli, i cili në këtë sezon të “Portokallisë”, ka patur një sërë rolesh të realizuara me sukses prej tij si dhe të pëlqyera nga publiku. Ndërkohë edhe Eneda Tarifa nuk ngelet pas sa i përket suksesit në këtë sezon. Ajo tregoi edhe njëherë se nuk është vetëm një këngëtare profesioniste por edhe një moderatore e shkëlqyer, duke arritur të menaxhojë një program të tillë humori. Mesa duket Alban Dudushi nuk ka mudur të qëndrojë larg stafit të humorit, ndoshta edhe për të dëgjuar ndonjë batutë më shumë, meqënëse spektakli i humorit do të mungojë për një farë kohe në ekran. Jashtë fokusit të aparatit, nuk mund të qëndronte as aktori, Gazmend Paja, i cili ka qenë përkrahë aktorit më të ri, që i është bashkuar trupës së “Portokallisë”, Gent Hazizi . Përveçse një actor suksseshëm, Romir Zalla është edhe një baba i kujdesshëm. Në këtë udhëtim ai ka marr me vete edhe djalin e tij, që i ngjan shumë. Me vogëlushin duket se është argëtuar edhe “Polici”, Florian Binaj, i cili e shoqëron dhe e mban në krahë atë. Ne urojmë që ata të jenë relaksuar tashmë, dhe të sjellin numra, prurje dhe personazhe të reja, gjatë të sezonit të ri të “Portokallisë”. 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën