Regjisori boshnjak, Dino Mustafiç, ka ardhur në Tiranë që të zhvillojë audicione me aktorët e Teatrit Kombëtar. Ka vendosur të ngjis në skenën shqiptare “Equus”, një dramë tronditëse të autorit Peter Shaffer.
Regjisori Mustafiç, që ka ngjitur në skenë edhe “Gjeneralin i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë, zgjon ambicjen e aktorëve më të njohur shqiptarë për të luajtur nën drejtimin e tij.
Nuk mungojnë në audicion Elia Zaharia, Olta Gixhari, etj. Bashkëbisedimi me regjisorin boshnjak sapo ka nisur.
Ndërkohë në ambjentet e e Teatrit Kombëtar po bëhen ushtrime të ndryshme improvizimi, për shkak të strukturës së veçantë që ka vepra “Equus”.
"Jo vetëm në këtë audicion por në përgjithësi audicionet janë të pritshme nga aktorët sepse aty mund të shpërfaqësh veten dhe ndërkohë është gjë e mirë se njihesh me regjisorët dhe me njëri- tjetrin. Për më tepër që vjen dhe regjisori i huaj dhe Dino Mustafiç është një regjisor që ka bërë shumë punë të mira dhe që njihet në mbarë vendin.;
Është interesant të punosh me një person që ka edukatë tjetër, vjen nga një vend tjetër dhe është një përvojë ndryshe.;
Përgjegjësia është pak e madhe dhe para audicionit është një lloj ndjesie ankthi megjithatë në momentin që ti hyn brenda të gjitha këto largohen sepse je i përqendruar 100% tek gjeja që do bësh dhe kjo është një emocion sa i bukur, i vështirë, i këndshëm është një mishel emocionesh", shprehen disa nga aktorët.
Regjisori Dino Mustafiç, i lindur në Sarajevë, njihet për regjinë e shumë produksioneve të suksesshme në Bosnjë, por edhe në rajon, duke përfshirë pjesë nga Sartri, Jonesko, etj.

Foto të tjera
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjeraRedaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

VIDEO