Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia, ta mbrojnë Teatrin tonë
Kanë të drejtë aktorët të negociojnë për ta ruajtur, zhvilluar dhe modernizuar atë. Më shumë se të drejtë e kanëe si detyrë e obligim moral.
Teatri Kombëtar
Aktorët kanë të drejtë sa deti, sa yjet, sa gjithësia, ta mbrojnë Teatrin tonë.
Sepse teatri është i aktorëve, regjizorëve, pedagogëve, skenografëve, dramaturgeve, grimierëve, drejtorit, shefit të llogarisë, kujt të doni, edhe i pensionistëve, ish oficerëve, policëve, gazetarëve, pushtetarëve, por në radhë të parë yni, spektatorëve, pra qytetarëve.
Ne jemi pronarët, ata janë përdoruesit. Por, ata janë artistët, ne adhuruesit e tyre!
Kanë të drejtë aktorët të negociojnë për ta ruajtur, zhvilluar dhe modernizuar atë. Më shumë se të drejtë e kanëe si detyrë e obligim moral.
Si do të dalin nesër në skenë si personazhe me karakter, kur të gjithë do ta dinë se në jetën reale ata do të ishin sa qullashë e bythpambuksa,
që nga frika se mos nuk u japin ndonjë rol figuranti
në ndonjë shfaqje ku bëhet gloria e ndonjë nëpunësi hajdut
janë gati ta hanë turpin me bukë!
Të mos mbrojnë e zhvillojnë vlerën që kombi u ka besuar!?
Flas për ndërtesën por edhe për teatrin si art.
Por, në negociata, shekujt e gjuhës shqip të folur, u japin vetëm mandatin e të qenurit dakord për të mos ta prishur atë monument kulture, po aq i vyer sa monumenti Nëna Shqipëri,
dhe nuk kanë asnjë mandat për t'u bërë ballabanë e për të negociuar prishjen me turp të tij
Sepse në këtë rast fantazmat hamletiane nuk do t'u ndahen gjithë jetën.
"Ju më latë të më vrisnin!
Prandaj ju rrita!
Plangprishës"!
Unë jam dakord këtu me të gjitha fjalët që ka thënë dje aktori, regjizori, pedagogu z. Arben Derhemi. E falenderoj! Asnjë fjalë nuk u heq atyre dhe më mirë sesa ai dhe me atë logjikë tonaliteti, nuk do ta kisha bërë dot.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
49.2%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 5547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Iluzionet bashkëshortore’, humor dhe dramë në skenën e Teatrit Kombëtar te 'ArTurbina'
26 Janar, 14:08
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
18 Dhjetor 2024, 09:53
-
Artan Fuga: Zonja që jeton me ndihma dhe spektakli ynë mizor
15 Dhjetor 2024, 13:56
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor 2024, 19:43
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor 2024, 10:06
-
Artan Fuga: O Iir Beqaj, mos shko në atë komision të çmendur
13 Nëntor 2024, 22:49
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor 2024, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 12:02
-
Artan Fuga: Gabimi elementar i Albin Kurtit dhe mësimet e vyera prej tij
6 Shtator 2024, 14:11