Aktorët që u paguan më shumë se sa merituan gjatë vitit 2014


/Forbes/Komediani Adam Sandler kryeson listën e revistës "Forbes" për aktorët më të mbivlerësuar me pagë për vitin e dytë rresht.
Edhe pse filmi i fundit i Sandlerit, "Grown Ups 2", pati sukses duke grumbulluar 246 milionë dollarë, aktori nuk arriti të shmangë këtë çmim sepse filmat e tjerë "Jack and Jill" dhe "That's My Boy" po cilësohen si të dështuar.

"Ne vlerësojmë se për çdo dollarë që paguhet Sandler, ai kthen mesatarisht 3.2", thotë Forbes. Ky vlerësohet si shpërblimi më i ulët për investim në një aktor.
"The Pirates of the Caribbean" nuk mund të ndryshonte këtë shifër.

Johny Depp është i dyti në këtë listë për shkak të filmave të tij "Lone Ranger" dhe "Dark Shadows", ku ka arritur të kthejë investimin prej 1 dollari në 4.1.
Revista Forbes përpunoi listën e përvitshme duke shikuar fitimet e yjeve të Hollywoodit dhe buxhetit të filmave të fundit të tyre.

I treti në këtë listë ishte Ben Stiller që me filmat "Tower Heist" dhe "The Watch" dështoi duke siguruar vetëm 4.8 dollarë si rikthim për investimin prej 1 dollarë.
Lista e plotë e aktorëve që paguhen më shumë sesa që meritojnë sipas Forbes janë:
Adam Sandler
Johnny Depp
Ben Stiller
Ryan Reynolds
Tom Hanks
Will Ferrell
Channing Tatum
Denzel Washington
Sandra Bullock
Ben Affleck

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Papa Françeskut për 2025: Përpjekja për vëllazëri njerëzore nuk është thjesht një slogan retorik