Aktori, Alec Baldwin shpallet i pafajshëm për vrasjen e kineastes gjatë xhirimeve të filmit

Aktori, Alec Baldwin shpallet i pafajshëm për vrasjen e kineastes gjatë xhirimeve të filmit

Aktori, Alec Baldwin

Aktori i njohur, Alec Baldwin u shpall i pafajshëm për akuzat për vrasjen e pavullnetshme të kineastes Halyna Hutchins gjatë rolit të tij në xhirimet e filmit "Rust", i cili do të vazhdojë xhirimet në kushtet e përcaktuara nga një gjykatës ditën e sotme.

“Baldwin do të lejohet të punojë me dëshmitarët vetëm me qëllim që të përfundojë xhirimet dhe promovimin e filmit”-tha gjyqtarja Mary Marlowe Sommer në një dosje gjyqësore.

Megjithëse i lejohet të punojë me ata dëshmitarë, Baldwinit i ndalohet të diskutojë me ta aksidentin në fjalë apo dëshminë e tij dhe të dëshmitarëve të tjerë. Ai nuk lejohet të ndërveprojë me dëshmitarët në çfarëdo cilësie që shkon përtej punës së tij në film.

Producentët e filmit njoftuan javën e kaluar se do të vazhdonin xhirimet këtë pranverë. Baldwin është gjithashtu një producent i filmit përveç faktit që është aktor në të.

Së bashku me padinë penale, aktori fitues i çmimit Oscar po përballet me një padi civile nga familja e Halyna Hutchins, kineastja që u qëllua në xhirime.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 tetor të vitit 2021, ku gjatë xhirimeve Baldwin shkrepi armën që kishte në rol, pa ditur që në të kishte plumba të vërtetë, Nga të shtënat kineastja u plagos dhe u dërgua në spital me helikopter por nuk mundi të mbijetojë. Nga të shtënat u plagos edhe regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë